Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Tenderi korruptiv”, Balluku i jep 1.1 milionë euro kompanisë së babait të Blendian Dalipajt

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
“Tenderi korruptiv”, Balluku i jep 1.1 milionë euro kompanisë së babait të Blendian Dalipajt
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike akuzon qeverinë se ndërsa Shqipëria digjet, vijon vjedhja e fondeve publike. Deputeti i PD, Klevis Balliu ka akuzuar Belinda Ballukun se ka dorëzuar 1.1 milionë euro nga paratë e shqiptarëve në xhepat e miqve të pushtetit.

Balliu tha se ARRSH, nën urdhrat e Ballukut, shpall fituese “IDK Konstruksion shpk”, kompaninë e Bajaram Dalipajt, babait të administratorit të përgjithshëm të OSSH, Blendian Dalipaj.

“Jo vetëm që kjo kompani nuk ofroi çmimin më të ulët, por fitoi tenderin me 200 mijë euro më shumë se oferta më e lirë. Vlera e kontratës? 1.1 milion euro për sinjalistikë rrugore – një justifikim banal për një skemë të pastër përfitimi”, tha Balliu’

Deklarata e plotë

Sot, ndërsa Shqipëria digjet nga veriu në jug, ndërsa flakët shkrumbojnë pyje, fshatra e spitale, ndërsa zjarrfikësit tanë luftojnë si heronj të braktisur pa mjete, qeveria e Edi Ramës vazhdon të vjedhë pa asnjë drojë.

Këto zjarre nuk janë thjesht tragjedi natyrore – ato janë pasojë direkte e korrupsionit qeveritar, e shpërdorimit të fondeve publike, e kapjes së emergjencave civile nga klientelizmi i pushtetit. Ndërsa qytetarët presin ndihmë, Edi Rama dhe ministrja Belinda Balluku u japin tendera miliona eurosh miqve dhe familjarëve politikë.

Shembulli i fundit është skandaloz: ARRSH, nën urdhrat e Ballukut, shpall fituese “IDK Konstruksion shpk”, kompaninë e familjes së administratorit të përgjithshëm të OSSH, Blendian Dalipaj. Jo vetëm që kjo kompani nuk ofroi çmimin më të ulët, por fitoi tenderin me 200 mijë euro më shumë se oferta më e lirë. Vlera e kontratës? 1.1 milion euro për sinjalistikë rrugore – një justifikim banal për një skemë të pastër përfitimi.

Ky është korrupsioni i pastër: një garë e manipuluar, një fitues i paracaktuar, një pushtet që grabit taksat e shqiptarëve edhe kur vendi është në emergjencë.

Partia Demokratike paralajmëron sot: çdo tender i tillë do të hetohet deri në detaj. Asnjë kontratë korruptive nuk do të mbetet pa u ç’bërë, dhe asnjë përgjegjës nuk do t’i shpëtojë të vërtetës dhe gjykimit të sovranit.

Tags: Blendian Dalipajtender
Previous Post

Rama nxjerr në ankand plaçkat e Bechetti-t, kërkon 200 milionë lekë, i duhen për shpenzimet e Arbitrazhit

Next Post

KAYO refuzon vendimin e Gjykatës, gazetarët nuk lejohen të futen në ambientet e punës

Next Post
KAYO refuzon vendimin e Gjykatës, gazetarët nuk lejohen të futen në ambientet e punës

KAYO refuzon vendimin e Gjykatës, gazetarët nuk lejohen të futen në ambientet e punës

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al