Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Tenderi/ Besua i Gramshit ble goma makinash për 23 milionë lekë, paratë i merr “CompiTel” i Eriselda Muçës

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Tenderi/ Besua i Gramshit ble goma makinash për 23 milionë lekë, paratë i merr “CompiTel” i Eriselda Muçës
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një tjetër rast i dyshimtë abuzimi me fondet publike ka dalë në dritë nga Bashkia Gramsh, e drejtuar nga kryebashkiaku Besion Ajazi. Autoriteti kontraktues ka zhvilluar një tender me objekt “Blerje gomash për automjetet e bashkisë për vitin 2025”, një procedurë që, sipas të dhënave zyrtare, është realizuar me një fond limit prej 2,327,253 lekësh të reja. Detajet e këtij tenderi ngrenë dyshime serioze për mungesë transparence dhe manipulim.

Fitues i këtij tenderi është shpallur kompania “CompiTel”, në pronësi të Eriselda Muçës. Kjo kompani ka ofruar një vlerë prej 1,903,000 lekësh pa TVSH, e cila, e përkthyer, arrin në rreth 23 milionë lekë me gjithë TVSH-në.

Diferenca nga fondi limit është minimale, pasi oferta fituese përfaqëson rreth 81.7% të shumës së parashikuar. Kjo përqindje, e cila shpeshherë në praktikat e prokurimeve publike ngre dyshime, sugjeron mungesë gare reale dhe mundësinë që tenderi të jetë ndarë paraprakisht “nën dorë”.

Edhe pse tenderi është zhvilluar me procedurë të hapur, në dokumentacion vihet re se kanë marrë pjesë vetëm dy kompani. Ky fakt tregon për një konkurrencë të cunguar dhe një garë thuajse formale, duke përforcuar më tej dyshimet për një proces të manipuluar në funksion të një fituesi të paracaktuar.

Por ajo që e bën këtë tender të dalë krejtësisht nga logjika ekonomike dhe praktike është sasia e gomave të blera. Bashkia Gramsh ka blerë njëherësh plot 104 goma për vetëm 23 automjete që zotëron. Kjo do të thotë se secili mjet do të pajiset me goma të reja, duke lënë të kuptohet se për bashkinë e Gramshit, të gjitha automjetet paskan pasur nevojë urgjente për ndërrim gomash njëkohësisht, sikur të ishin planifikuar për të marrë pjesë në ndonjë garë rally.

Vlera totale prej 23 milionë lekësh të vjetra për goma makinash shkon përtej çdo norme logjike dhe lë vend për dyshime serioze mbi fryrjen artificiale të çmimeve dhe abuzimin me fondet publike.

Në një kohë kur qytetarët e Gramshit përballen çdo ditë me mungesë shërbimesh bazë, rrugë të dëmtuara dhe infrastrukturë të mjerueshme, kryetari i bashkisë duket se ka zgjedhur të investojë në sasi dhe çmime gomash makinash që duken qartazi të pajustifikueshme. Kjo situatë ngre pyetje të rëndësishme mbi prioritetet e qeverisjes lokale dhe menaxhimin e fondeve publike.

Tenderi me numër reference REF-51487-06-17-2025 është një shembull i pastër i mënyrës se si mund të shpërdorohen paratë publike në mënyrë të heshtur, por efektive, përmes procedurave që në letër duken të rregullta, por në përmbajtje janë të ngarkuara me erë vjedhjeje. Organet ligjzbatuese pritet të hetojnë këtë rast për të zbardhur të vërtetën dhe për të vënë përpara përgjegjësisë ligjore çdo zyrtar të përfshirë në abuzime.

Tags: Bashkia Gramshbesion ajaziCompiTelEriselda Muçatender
Previous Post

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Kudusi Shahu

Next Post

Zv.drejtori i Burgjeve konfirmon takimin e Laert Haxhiut me modelen: Nuk zgjati shumë

Next Post
Zv.drejtori i Burgjeve konfirmon takimin e Laert Haxhiut me modelen: Nuk zgjati shumë

Zv.drejtori i Burgjeve konfirmon takimin e Laert Haxhiut me modelen: Nuk zgjati shumë

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

PAMJET brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

PAMJET brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

July 21, 2026
Bashkëshorti i Elisa Spiropalit përfundon në polici! Kanosi drejtoreshën…

Bashkëshorti i Elisa Spiropalit përfundon në polici! Kanosi drejtoreshën…

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al