Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Temperaturat ekstreme, mbyllet përkohësisht Akropoli në Greqi

Editor by Editor
in AKTUALITET, BOTË
0
Temperaturat ekstreme, mbyllet përkohësisht Akropoli në Greqi
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Akropoli në Athinë do të mbyllet përkohësisht të martën, për shkak të valës së të nxehtit që ka përfshirë Greqinë, njoftoi Ministria e Kulturës së vendit. Sipas autoriteteve, siti arkeologjik do të qëndrojë i mbyllur për vizitorët nga ora 13:00 deri në 17:00 me orën lokale (11:00 – 15:00 me orën e Britanisë).

Temperaturat pritet të arrijnë deri në 42°C në disa pjesë të Greqisë, ndërsa është shpallur alarmi i nivelit katër për zjarre, që tregon rrezikshmëri shumë të lartë, në disa rajone të vendit.

Mbyllja e përkohshme e Akropolit vjen pasi vendi është përfshirë sërish nga temperatura ekstreme që nisën të dielën, duke e bërë këtë jo herën e parë që atraksioni turistik mbyllet për arsye sigurie. Më parë, një vendim i ngjashëm ishte marrë në qershor dhe korrikun e vitit të kaluar.

Temperaturat në Athinë pritet të shkojnë deri në 38°C të martën. Ministria e Kulturës deklaroi se masa është ndërmarrë “për të garantuar sigurinë e punonjësve dhe vizitorëve”, pasi Akropoli vizitohet çdo ditë nga dhjetëra mijëra njerëz me një total prej rreth 4.5 milionë vizitorësh vetëm në vitin 2024.

Ndërkohë, Ministria e Punës ka urdhëruar ndalimin pesë-orësh të punës për punëtorët që punojnë në ambiente të hapura, nga ora 12:00 deri në 17:00, në zonat që pritet të preken më rëndë nga vala e të nxehtit.

Valët e të nxehtit pritet të vazhdojnë deri të mërkurën, me temperatura që do të shkojnë deri në 41°C. Qeveria greke ka shpallur alarmin më të lartë për zjarre, të kategorisë pesë, që tregon gjendje alarmi dhe rrezik ekstrem për katër rajone: Atikën, Greqinë Qendrore, Peloponezin dhe Thesalinë. Paralajmërime të kategorisë katër janë dhënë për disa rajone të tjera të vendit.

Sipas autoriteteve, temperaturat do të fillojnë të bien ndjeshëm të enjten, çka shënon edhe fundin e valës aktuale të të nxehtit.

Ndërkohë, Shërbimi i Mbrojtjes Civile i Greqisë u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal, pasi ekipet e emergjencës janë në gatishmëri të lartë. Vetëm të hënën, sipas shërbimit zjarrfikës, u shënuan 41 vatra zjarri në të gjithë vendin; 34 prej tyre u arrit të përmbaheshin në orët e para, ndërsa shtatë mbetën aktive deri në mbrëmje.

Situata me zjarret është e rënduar edhe në pjesë të tjera të Evropës. Në rajonin katalanas të Spanjës, më shumë se 18.000 banorë u urdhëruan të qëndronin në shtëpi të martën për shkak të një zjarri të madh në provincën lindore të Tarragonës. Qeveria spanjolle vendosi në terren njësinë ushtarake të emergjencave, si dhe rreth 300 zjarrfikës, për të përballuar flakët që u përhapën me shpejtësi për shkak të erërave të forta gjatë natës. Deri më tani, janë djegur afro 3.000 hektarë tokë.

Në Francë, aeroporti i Marseille Provence njoftoi mbylljen për shkak të një zjarri në afërsi, i cili po përhapej me shpejtësi. Në qytetin jugperëndimor Narbonne, mbi 1.000 zjarrfikës u angazhuan për të shuar një tjetër zjarr masiv, ndërsa banorët u evakuuan dhe një autostradë që lidh Francën me Spanjën u mbyll përkohësisht.

Pjesa më e madhe e Evropës Perëndimore dhe Jugore është goditur nga një valë e hershme e të nxehtit këtë verë, e cila ka shkaktuar evakuime masive, si dhe dëme të konsiderueshme në banesa dhe biznese.

Sipas Panelit Ndërqeveritar të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (IPCC), valët e të nxehtit po bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe më ekstreme për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga aktiviteti njerëzor. Ekspertët paralajmërojnë se, nëse ngrohja globale vazhdon me këtë ritëm, moti ekstrem do të intensifikohet edhe më shumë në të ardhmen.

Previous Post

Aksioni për lirimin e hapësirave, procedohet 54-vjeçari që ktheu tokën publike në Astir në parkim privat

Next Post

I kërcënoi me shkarkime/ Rama mbërrin në bashkinë e Fierit

Next Post
I kërcënoi me shkarkime/ Rama mbërrin në bashkinë e Fierit

I kërcënoi me shkarkime/ Rama mbërrin në bashkinë e Fierit

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh
AKTUALITET

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

by Redaktor Redaktor
September 12, 2026
0

Një ngjarje tragjike ka tronditur zonën e Belshit, ku elektricisti i OSHEE-së, Klajd Zekthi, ka humbur jetën teksa ndodhej në...

Read moreDetails
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

September 15, 2026
SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

September 9, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Faza e dytë e regjistrimit/ “Çorbë” në U-Albania, ç’aktivizohet opsioni i “kuotave të lira”

Faza e dytë e regjistrimit/ “Çorbë” në U-Albania, ç’aktivizohet opsioni i “kuotave të lira”

September 15, 2026
Një në katër të punësuar merr pagë minimale, rritet pesha e pagave më të larta

Një në katër të punësuar merr pagë minimale, rritet pesha e pagave më të larta

September 15, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al