Thursday, October 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Të vijë prokurori, do t’i tregoj të gjitha”, zbardhet dëshmia e drejtorit të burgut të Peqinit, tregon negociatat me Mjacajn: U izolua në dhomën e takimeve dhe…

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
“Të vijë prokurori, do t’i tregoj të gjitha”, zbardhet dëshmia e drejtorit të burgut të Peqinit, tregon negociatat me Mjacajn: U izolua në dhomën e takimeve dhe…
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Zbardhet dëshmia e drejtorit të burgut të sigurisë së lartë të Peqinit, i cili ndodhet pas hekurave nën akuzën e shpërdorimit të detyrës pas ngjarjes së rëndë ku Sokol Mjacaj qëlloi për vdekje me armë një të dënuar dhe plagosi një tjetër.

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për BalkanWeb dëshminë në prokurori të Kamber Hoxhës, i cili theksoi se për 28 vite ishte i punësuar në sistemin e burgjeve. Ai tregoi se çfarë ndodhi ditën e premte dhe negociatat me të burgosurin përjetë për t’u vetëdorëzuar.

“Kam në organikë si shef policie që nga data 14 dhjetor 2023 shtetasin Qani Muça, i cili mbante detyrën e shefit të 41 bis në Peqin dhe godinën e paraburgimit. Me këtë detyrë që nga data 22 nëntor, në detyrën e shefit të policisë, deri në datë 14 dhjetor ka qenë shtetasi Nikolin Gjonpali. Në datë 15 dhjetor, rreth orës 13:52 kam qenë në ambiente te zyrës ku kam dëgjuar në radio-dhënëse dhe marrëse se diçka po ndodhte në godinën B, ambientet e ajrosjes. Kam folur në radio se çfarë problemi ka dhe më raportuan se ka ngjarje dhe se duhet ambulanca menjëherë. Në moment kam dalë nga zyra dhe jam nisur për në regjim të brendshëm. Aty kam parë se ishin dy të plagosur me armë zjarri dhe ishin me gjak. Hipën të dy të plagosurit në ambulancë dhe i nisëm për në spital për ndihmë mjekësore. Pas kësaj u futa në ambientet e brendshme, mes dy godinave të akomodimit të të dënuarave, dhe kam shkuar te vendi ku ishte i vendosur i burgosuri Sokol Mjacaj.

Objekti ishte ku bëheshin takimet e familjarëve dhe kishte mbyllur derën nga brenda dhe po qëndronte aty. Mësova nga punonjësit e policisë se i dënuari ishte te dhoma e takimeve dhe kishte armë me vete. Afrohem te dera dhe i burgosuri tha; dua prokurorin se do ta dorëzoj armën. Në këtë momente i thash një polici që të njoftonte oficerin e informacionit që të më sjellë telefonin brenda. Në orën 14:01 telefonova drejtorin e përgjithshme të cilit i raportova se kemi një ngjarje, plagosje me armë të të dy bashkëvajtjeve dhe se se autori ka armë. Pastaj kam qëndruar pas dere dhe sokoli pas dere. E vetmja kërkesë që kishte, ishte që kërkonte prokurorin. Thoshte; “Nëse vjen prokuroria do të dorëzoj armën dhe do t’i tregoj të gjitha”. Pas shumë negociatash shkuam dhe i dhamë një palë pranga me të cilat u prangos vetë dhe e la armën në tokë siç i lamë ne.”, tha në dëshminë e tij drejtori i burgut të Peqinit.

Previous Post

Ledioni i mori drejtimin e Big Brother Vip? Reagimi i Arbana Osmanit shuan çdo dyshim

Next Post

Zbulohet emri, kush është drejtoresha e Raiffeisen Bank që u vodhi miliona klientëve

Next Post
Zbulohet emri, kush është drejtoresha e Raiffeisen Bank që u vodhi miliona klientëve

Zbulohet emri, kush është drejtoresha e Raiffeisen Bank që u vodhi miliona klientëve

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës
AKTUALITET

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

by Redaktor Redaktor
October 19, 2026
0

Vdekja e një 72-vjeçari, trupi i të cilit u gjet në lumin Lanë në Tiranë, ka ngritur pikëpyetje mbi rrethanat...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Rama, protestat dhe heshtja e Brukselit, dilema e BE-së përballë korrupsionit në Shqipëri

Rama, protestat dhe heshtja e Brukselit, dilema e BE-së përballë korrupsionit në Shqipëri

October 21, 2026
Inteligjenca Artificiale po dobëson marrëdhëniet mes kolegëve, bie besimi dhe bashkëpunimi në punë

Inteligjenca Artificiale po dobëson marrëdhëniet mes kolegëve, bie besimi dhe bashkëpunimi në punë

October 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al