Xhuliano Skuka është padyshim një nga lojtarët më të dashur për tifozët e Partizanit. Pavarësisht largimit nga “Demat” ai shpeshherë e ka treguar që klubin kryeqytetas e ka në zemër.
Diçka të tillë e ka treguar edhe me anë të një ripostimi që i ka bërë një video në TikTok. Por jo vetëm që ka treguar dashurinë për Partizanin, por shpreh dhe urrejtjen që ka ndaj Tiranës.
“Të urrej përgjithmonë o Tironë” është diçitura e videos të postuar nga tifozët e kuq. Në krahun tjetër sulmuesi nuk ka nguruar për ta ripostuar duke “thumbuar” kështu tifozët bardheblu.