Dy persona kanë humbur jetën pas të shtënave me armë zjarri jashtë një dyqani në Glyfada të Greqisë. Sipas informacioneve të para, nga të shtënat ka mbetur edhe një person i plagosur.
Ngjarja ka ndodhur jashtë një dyqani, pranë sheshit Karaiskaki, ku nga informacionet raportohet se autorët ishin dy burra të veshur me të zeza .
Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe po heton për krimin e dyfishtë. Sipas Protothema, duket se nuk bëhet fjalë për grabitje.
Në foto shihet trupi i një prej viktimave shtrirë në tokë para derë së dyqanit.