Të shtëna me armë raportohen në Kavajë.
Sipas informacioneve paraprake, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një çifti bashkëshortësh. Autor i dyshuar është komshiu i të plagosurve.
Mësohet se burri është qëlluar në këmbë, kurse bashkëshortja në bark.
Nuk dihen më shumë detaje nga ngjarja.