Monday, July 14, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Të shpëtojmë Shqipërinë nga axhenda e Soros”/ ShpresOn publikon programin për zgjedhjet e vitit 2025

Editor by Editor
November 20, 2024
in AKTUALITET, Kendi i Avokatit, KRYESORE, Uncategorized
0
“Të shpëtojmë Shqipërinë nga axhenda e Soros”/ ShpresOn publikon programin për zgjedhjet e vitit 2025
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Lëvizja “ShpresOn” e avokatit Altin Goxhaj ka publikuar një draft paraprak të programit të saj për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen pranverën e ardhshme.

Programi i kësaj lëvizje është i bazuar në doktrinën e “Trump”, pra idetë konservatore dhe sovrqaniste, teksa slogani i saj është “Ta bëjmë Shqipërinë përsëri folenë e Shqipeve!”.

Ky draft është i hapur, teksa Lëvizja “ShpresOn” pret propozime për të ndryshuar programin e saj deri më 27 nëntor në orën 20:00, kur dhe do të formulohet programi përfundimtar.

“Ky Draft Program është i pari draft elektoral që prezantohet në Shqipëri 6 muaj para Zgjedhjeve për t’ju nënshtruar debatit publik, por në radhë të parë të gjithë atyre që besojnë në vlerat patriotike, konservatore, sovraniste, të djathta dhe gjykojnë se mund të kontribuojnë në krijimin e një force politike që ti përfaqësojë denjësisht këto vlera si një armë e fundit për të shpëtuar Shqipërinë nga Axhenda Soros e Shpopullimit të Shqipërisë dhe RiPopullimit të saj me popuj të tjerë duke e zhbërë, tretur, sosur kombin tonë.

Ky draft është një Sfidë Propozim për ata që duan të angazhohen në një forcë politike të ngjashme me forcat konservatore dhe sovraniste në Europë të cilat tani që fitoi Trump dhe MAGA po marrin hov në çdo shtet sepse dallga Trump po vjen me shpejtësi!” – thuhet në njoftim.

Disa prej pikave të para të programit janë:

Ndalimi i Axhendës së Shpopullimit të Shqipërisë duke ndëshkuar të gjithë ata që luajtën rol në këtë krim kundër shqiptarëve.

Reformim me themel dhe ndërtimi i një sistemi politik sovran bazuar në parimet e poliarkisë, demokracisë së drejtëpërdrejtë dhe referendare, sundim i ligjit që do të garantojë në mënyrë efektive liritë politike, ekonomike dhe sociale të qytetarëve duke synuar mirëqënie për të gjithë, përfshirë edhe qytetarët e disavantazhuar.

Krijimi i kushteve politike, ligjore, ekonomike, sociale dhe kulturore për fuqizim ekonomik dhe mbështetje të iniciativës së lirë të çdo qytetari, bazuar në konkurencën e lirë dhe mundësi të barabarta për të gjithë duke e bërë Shqipërinë vendin më të përshtatshëm për prosperitetin ekonomik, social, shëndetësor, arsimor, kulturor, profesional dhe rekreativ për çdo shqiptar që aktualisht jeton brenda apo jashtë Shqipërisë.

Ndërtimi i një shteti dinjitoz që garanton në mënyrë prioritare respektimin e çdo lirie kushtetuese, ekonomike dhe sociale  të qytetarëve të vet, garanton ofrimin e shërbimeve publike dhe private në standardet më të mira të mundshme dhe që ka qëllim kryesor ti shërbejë me efektivitet të lartë interesit kombëtar, publik dhe privat në mënyrë që ti kthejë besimin qytetarëve shqiptarë se Shqipëria është vendi më i mirë për të jetuar përgjithmonë në të, duke favorizuar dhe inkurajuar kthimin e përhershëm të shqiptarëve të ikur për të rindërtuar jetën e tyre në vendin e tyre.

Për të lexuar programin e plotë mund të klikoni në linkun e mëposhtëm: https://docs.google.com/document/d/1OirrpanpJhE_ltyLcl9iOod71L_Zg7M1/edit?pli=1

Previous Post

Meta letër nga qelia strukturave të PL-së: Nisni protesta periodike para SPAK

Next Post

Aksident i rëndë në aksin Petovë-Libofshë, një i plagosur

Next Post
Aksident i rëndë në aksin Petovë-Libofshë, një i plagosur

Aksident i rëndë në aksin Petovë-Libofshë, një i plagosur

Ekskluzive/ Denoncimi: Kandidati PS-së për deputet në Fier përdhunon një grua, policia fsheh ngjarjen
AKTUALITET

Ekskluzive/ Denoncimi: Kandidati PS-së për deputet në Fier përdhunon një grua, policia fsheh ngjarjen

by Editor
July 9, 2025
0

Një denoncim i rëndë ka mbërritur në redaksinë e Maska.al, ku një grua nga zona e Roskovecit akuzon kandidatin e...

Read moreDetails
LISTA E PLOTË – Drejtorët e “Bankers” që marrin miliona euro: Emra fiktivë, rroga të majme, fryrje kostosh!

LISTA E PLOTË – Drejtorët e “Bankers” që marrin miliona euro: Emra fiktivë, rroga të majme, fryrje kostosh!

July 4, 2025
Babë e bir, njëri magazinier dhe tjetri shtrues asfalti, bëhen pronarë të dy investimeve 142 mln euro në Shqipëri, HISTORI përrallash nga Tërpani i Beratit

Babë e bir, njëri magazinier dhe tjetri shtrues asfalti, bëhen pronarë të dy investimeve 142 mln euro në Shqipëri, HISTORI përrallash nga Tërpani i Beratit

July 7, 2025
Problemet me motorët dhe humbjet, Wizz Air ndërpret fluturimet Abu Dhabi-Tiranë dhe shumë të tjera

Problemet me motorët dhe humbjet, Wizz Air ndërpret fluturimet Abu Dhabi-Tiranë dhe shumë të tjera

July 12, 2025
Zbulohet emri, kush është drejtoresha e Raiffeisen Bank që u vodhi miliona klientëve

Skandali – Punonjësja e “Raiffeisen Bank” tërhoqi para nga llogaritë e klientëve pa dijeninë e tyre

July 3, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“I dogjën, i shkatërruan, do t’i burgosin” Famullitari i Shkodrës: Mos shkoni në Theth, aty nuk ka më paqe

“I dogjën, i shkatërruan, do t’i burgosin” Famullitari i Shkodrës: Mos shkoni në Theth, aty nuk ka më paqe

July 13, 2025
DASH: Ambasadorja Yuri Kim nuk është pushuar nga puna

DASH: Ambasadorja Yuri Kim nuk është pushuar nga puna

July 13, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al