Thursday, October 29, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home Ekonomi

Të dhënat e INSTAT/ Rritet me 8.5% importi i ushqimeve në 2023, eksportet në vendnumëro

Editor by Editor
in Ekonomi, KRYESORE
0
Të dhënat e INSTAT/ Rritet me 8.5% importi i ushqimeve në 2023, eksportet në vendnumëro
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Deficitet në prodhim dhe rritja e kostove po i bën gjithnjë e më shumë prodhimet vendase jo konkurruese. Të dhënat e INSTAT nga tregtia e jashtme tregojnë se në 11 mujorin e 2023 importet e ushqimeve në sasi pësuan rritje vjetore me 8.5% teksa eksportet e ushqimeve në sasi mbeten në vendnumëro me rritje vetëm 0.7%. Gjatë 11 -mujorit importet e ushqimeve ishin 2.8 herë më të larta se eksportet, teksa në të njëjtën periudhe të vitit 2022 ky raport ishte 2.6%.

Tkurrja e prodhimit në njërën anë dhe rritja e kërkesës nga prurjet e mëdha turistike po rigjenerojnë kanalet e importit, të cilat me gjasë mund të ndikojnë në dobësimin e mëtejshëm të prodhimit. Në disa kategori, sidomos në bulmet importet shpesh po vijnë me çmime konkurruese me prodhimet vendase. Kjo konkurrencë ndihmohet edhe nga një mendësi e konsumatorëve shqiptare që besojnë më shumë të produktet e huaja se tek ato të vendit.

Përgjatë dekadës së kaluar eksportet e prodhimeve shqiptare në sasi janë rritur me shumë se importet. Kjo ecuri është ndihmuar nga zgjerimi i investimeve në kanalet eksportit, grumbullim, magazinim dhe transport. Si pasojë e këtyre zhvillimeve hendeku në tregtinë e jashtme të ushqimeve u reduktua ndjeshëm. Në vitin 2012 importet e ushqimeve ishin 6 herë më të larta se eksportet, ndërsa në vitin e kaluar 2.6 dhe këtë vit 2.8.

Turizmi po shikohet si nxitës për prodhimin vendas, por mungojnë politikat që ndërmjetësojnë bashkëveprimin e sektorëve. Të dhënat të INSTAT tregojnë se prodhimi në bujqësi ka rënë në një trend rënës të qëndrueshëm në dy vitet e fundit i paprecedentë për periudhën e tranzicionit.

Sakaq zonat rurale të Shqipërisë kanë potencial të madh për turizëm të qëndrueshëm, por ky potenciali ende nuk është shfrytëzuar plotësisht dhe as i lidhur me sektorë të tjerë të ekonomisë lokale, si p.sh bujqësia dhe përpunimi i produkteve tradicionale dhe tipike për të mbështetur agroturizmin. Turistët i kanë vënë në presion restorantet për receta të bazuara në produkte lokale, por nga ana tjetër bujqësia po vuan nga mbështetja e ulët buxhetore, bllokimi i fondeve nga BE, reduktimi i fuqisë punëtore, kostot e larta të punës dhe inputeve dhe mungesa e këshillimit dhe orientimit. /Monitor

Previous Post

Kaplon zija/ Ndërron jetë djali i vogël i Murselit

Next Post

Emrat/ Ja kush janë të dënunarit që fusnin drogë në burg

Next Post
Emrat/ Ja kush janë të dënunarit që fusnin drogë në burg

Emrat/ Ja kush janë të dënunarit që fusnin drogë në burg

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull
AKTUALITET

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

by Editor
October 24, 2026
0

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull Një video intime që...

Read moreDetails
Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

October 23, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Shisnin kokainë në Burrel, arrestohen tre persona, sekuestrohen drogë dhe fishekë

Shisnin kokainë në Burrel, arrestohen tre persona, sekuestrohen drogë dhe fishekë

October 23, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Tarot për nëntorin, zbuloni çfarë parashikojnë letrat për secilën shenjë të horoskopit

October 28, 2026
Serbi, kërkohet marrja në pyetje e Vuçiçit për tragjedinë në Novi Sad, akuza për prapavijë politike

Serbi, kërkohet marrja në pyetje e Vuçiçit për tragjedinë në Novi Sad, akuza për prapavijë politike

October 28, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al