GJKKO ka marrë vendimin për ish-gjyqtaren Zamira Vyshka dhe avokatin Ilir Pashaj, të arrestuar për korrupsion.
Vyshka është dënuar me shërbim prove dhe i është hequr e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh.
Ndaj Pashajt është shuar masa e sigurimit “Arrest në burg” dhe është urdhëruar lirimi i tij.
Të dy ata u vunë në pranga në 2022, nën akuzën për “Korrupsion pasiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në bashkëpunim.