Sunday, September 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Të ardhura nga krimi, noteres Sanja Telhallari i sekuestrohet 3 milionë euro pasuri! Mes tyre edhe një vilë luksoze (VIDEO)

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Të ardhura nga krimi, noteres Sanja Telhallari i sekuestrohet 3 milionë euro pasuri! Mes tyre edhe një vilë luksoze (VIDEO)
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Plot 3 milionë euro pasuri i janë sekuestruar noteres Sanja Telhallari në Tiranë, të cilat dyshohet se janë të ardhura nga krimi. Bëhet fjalë për 13 pasuri të paluajtshme, mes tyre një vilë luksoze në kompleksin rezidencial “Rolling Hills”. Po ashtu, në sekuestro janë vënë edhe 5 llogari bankare, vlera e të cilave ende nuk dihet.

Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave pranë Policisë së Tiranës prej disa kohësh kishte nisur hetimet për pasuritë e noteres Sanja Telhallari. Hetimet nisën që pas ngjarjes ku në zonën e Astirit tentuan që ti vidhnin mjetin noteres.

Hetuesit panë që mjeti luksoz i noteres “G Class” si dhe verifikuan pasuritë e tjera të saj, të cilat nuk justifikoheshin nga të ardhurat.

Hetimet

Seksioni kundër Pastrimit të Parave, me urdhër të prokurorit të Tiranës Ndini Tavani sekuestruan disa pasuri në emër të Telhallarit si vilën luksoze, disa apartamente dhe biznese në Tiranë. Llogaritë bankare do të jenë gjithashtu në sitën e hetuesve, ku dyshohet se në banka të ndryshme noterja ka afro 200 mijë euro.

Ndërkohë, janë dhe pasuri të tjera që dyshohet se janë të Telhallarit, por që janë me kontratë porosie dhe jo me certifikatë pronësie. Këto janë duke i verifikuar ende nga grupi hetimor.

“Në kuadër të një procedimi penal, të iniciuar në Prokurorinë e Tiranës, me objekt gjurmimin e aseteve kriminale, të dyshuara të përfituara nga shtetasja S. T., 35 vjeçe, banuese në Tiranë, gjatë kryerjes së detyrës si notere, Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale finalizoi operacionin “Nënshkrimi”.

Në vijim të veprimeve procedurale, të kryera në kuadër të këtij procedimi, u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Tiranës, për ekzekutimin e 18 pasurive të 35-vjeçares, me vlerë 3 milionë euro, konkretisht 13 pasuri të paluajtshme dhe 5 llogari bankare“, njoftoi Policia e Tiranës.

Ndërkohë, Prokuroria e Tiranës thotë se nuk justifikonte të ardhurat si notere dhe se një pjesë janë blerë nga të ardhurat e ish-burrit. Ky i fundit është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

Kjo pasi është dënuar për vepra të rënda penale, përfshirë veprën penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit”, me një dënim maksimal deri në 21 vjet burgim.

Tags: prokuroria tiraneSanja Telhallarisekuestro
Previous Post

Emërohet drejtuesi i ri Agjencisë së Mbikqyrjes Policore (Emri)

Next Post

Kosovë/ Aksident i rëndë në Suharekë, një i vdekur dhe katër të plagosur

Next Post
Kosovë/ Aksident i rëndë në Suharekë, një i vdekur dhe katër të plagosur

Kosovë/ Aksident i rëndë në Suharekë, një i vdekur dhe katër të plagosur

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

September 1, 2026
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Eksperti: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri

Eksperti: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri

September 5, 2026
98 ditë protestë/ Qytetarët mblidhen sërish në shesh kundër Ramës

98 ditë protestë/ Qytetarët mblidhen sërish në shesh kundër Ramës

September 5, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al