Thursday, October 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Tavo në gjurmët e Goros, ndan 500 mijë euro me Xhavit Ismailin. Një herë e fali Dumani për lobimin e Metës

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Tavo në gjurmët e Goros, ndan 500 mijë euro me Xhavit Ismailin. Një herë e fali Dumani për lobimin e Metës
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Vangjel Tavo u zgjodh në krye të Bashkisë së Himarës në gusht të vitit 2024, pasi paraardhësi i tij në detyrë, Jorgo Goro, u arrestua për abuzime me detyrën. Madje, edhe një mori zyrtarësh të tjerë në Himarë janë nën akuzë dhe hetim, teksa për një kohë të gjatë ajo bashki ka qenë “vatër” korrupsioni, me lidhje nepotike dhe klienteliste, kryesisht në dhënien e tenderëve.

Ndërkohë, megjithëse pati rotacion në krye të bashkisë, sërish dhënia e tenderëve është tejet e dyshimtë. VoxNews ka siguruar procedurën e tenderit të rrugës së Tërbaçit, ku tenderin e madh me vlerë 269 milionë lekë (2.7 milionë euro) e ka bërë Vangjel Tavo dhe zëvendësit e tij. E themi zëvendësit, pasi deri më tani Tavo ka vepruar në “mbrojtje”, ku ai është tërhequr nga vendimmarrjet e dyshimta. E nisi me grupin e pronave, ku vuri në krye Arqile Bollanon, zëvendësin e tij, i cili megjithëse është nën hetim nga SPAK-u për një pronë në Livadh, verifikon edhe pronat e tjera.

Nga ana tjetër, Tavo ka caktuar zëvendësin tjetër, Pervin Gjikuria, për të firmosur tenderët. Pervini ka firmosur edhe fituesin e tenderit të rrugës së Tërbaçit, ku nga 4 firma në garë, ai ka s’kualifikuar 3. Diferenca mes ofertës së fituesit dhe asaj më të ulët është plot 500 mijë euro. Goxha shumë, ndoshta për të kënaqur gjithkënd, pavarësisht se “me letra” të gjithë janë bërë mjeshtra. (Këto para Tavo i ka ndarë me Xhavit Ismailin. Duket se Tavo ka marrë zemër pasi Altin Dumani nuk e mori të pandehur për rolin e tij në lobimet e Ilir Metës me para të pista).

Tavo në “gjurmët” e Goros/ Në tenderin e rrugës

Faksimile: Njoftimi i fituesit të tenderit për ndërtimin e rrugës së fshatit Tërbaç, në Bashkinë Himarë

Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, në datën 27 janar 2025, Bashkia e Himarës ka shpallur fituesin e tenderit me objekt “rikonstruksioni i rrugës së Fshatit Tërbaç me Rrugën Nacionale”, me një fond limit 269 milionë lekë. Në tender mori pjesë firma “METEO”, e cila ofroi 263 milionë lekë. Firma “ALBA KONSTRUKSION”, që fitoi më pas, ofroi 250 milionë lekë, ndërkohë që “G.P.G Company” ofroi 222 milionë.

Ofertën më të ulët në këtë procedurë e kishte BOE “BE-IS” & “2T” & “ERGI” ofruan 197 milionë lekë. Çuditërisht, të tria ofertat përveç ajo e fituesit, u skualifikuan.

“METEO” u skualifikua se s’kishte punë të ngjashme, “G.P.G Company” për arsye se s’kishte mjete. Ndërkohë, BOE që ofroi më pak u skualifikua për shkak se “oferta vlerësohet anomalisht e ulët kur ajo është ulur më shumë se 25% të fondit limit të përllogaritur”./PRAPASKENA

Tags: Jorgo GoroVangjel Tavo
Previous Post

Resortet me 4 dhe 5 yje përjashtim nga taksat për 10 vite, afati për statusin deri në dhjetor 2026

Next Post

7 shqiptarë në pranga, 16 grabitje me dhunë në Spanjë

Next Post
7 shqiptarë në pranga, 16 grabitje me dhunë në Spanjë

7 shqiptarë në pranga, 16 grabitje me dhunë në Spanjë

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës
AKTUALITET

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

by Redaktor Redaktor
October 19, 2026
0

Vdekja e një 72-vjeçari, trupi i të cilit u gjet në lumin Lanë në Tiranë, ka ngritur pikëpyetje mbi rrethanat...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Rama, protestat dhe heshtja e Brukselit, dilema e BE-së përballë korrupsionit në Shqipëri

Rama, protestat dhe heshtja e Brukselit, dilema e BE-së përballë korrupsionit në Shqipëri

October 21, 2026
Inteligjenca Artificiale po dobëson marrëdhëniet mes kolegëve, bie besimi dhe bashkëpunimi në punë

Inteligjenca Artificiale po dobëson marrëdhëniet mes kolegëve, bie besimi dhe bashkëpunimi në punë

October 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al