Sunday, October 25, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Taksë 250 lekë për tunelin që u kushtoi taksapaguesve 220 milionë euro

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Taksë 250 lekë për tunelin që u kushtoi taksapaguesve 220 milionë euro
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Infrastrukturës dhe e Energjisë, Belinda Balluku njoftoi të enjten vendimin për një tarifë prej 250 lekësh për kalim për tunelin e Llogarasë, duke shpallur gjithashtu edhe shifrat e qarkullimit, afro 911 mijë mjete përgjatë një viti kalendarik.

Në rast se trafiku nuk do të rritet, të 911 mijë mjetet që do të duhet të paguajnë 250 lekë secila, do të japin gjithsej rreth 2.3 milionë euro në vit, gjë që, pa marrë parasysh kostot e zakonshme të operimit të tunelit, do të mund të shlyejnë koston e përgjithshme të ndërtimit për afro 96 vjet.

Tuneli i Llogarasë u kontraktua në tetor 2021 për 140 milionë euro. Qeveria e kryeministrit Edi Rama i akordoi kompanisë edhe 60 milionë euro të tjera për të mbuluar kostot shtesë të lëndëve të para gjatë krizës së çmimeve të shkaktuara nga sulmi i Rusisë kundër Ukrainës në vitin 2022, luftë që solli rritjen e përkohshme të çmimeve të lëndëve të ndërtimit, si hekuri. Të dhënat e fundit të buxhetit tregojnë se kostoja totale e tunelit është 20.5 miliardë lekë ndërsa kostoja e rrugëve lidhëse është 1.6 miliardë lekë, për një total prej 22 miliardë lekësh ose 220 milionë euro.

Qeveria është përballur me kritika për arsyen që e shtyu të hedhë kaq shumë para për një projekt rrugor që i shërben një zone që gjallërohet vetëm gjatë sezonit turistik, në një kohë kur akse madhore komunikimi si Milot – Lezhë – Shkodër apo Bypass i qytetit të Elbasanit janë aktualisht të pafinancuara.

Qeveria nuk ka dhënë shpjegime për arsyet që e shtynë drejt këtij investimi i cili, dukshëm shkurton rreth 30 minuta kohë në udhëtimin drejt bregdetit në krahasim me qafën e Llogarasë, por nuk ndihmon shumë për shkak të bllokimit të trafikut në pikat lidhëse të kryeqytetit.

Përveç tunelit të Llogarasë, segmenti rrugor nga Orikumi deri në tunel është ndërtuar me anë të një kontrate koncesionare me kosto të përgjithshme prej 10.3 miliardë lekësh.

Balluku ndërkohë deklaroi se qeveria ka në plan të ndërtojë një bypass për të shpëtuar nga trafiku udhëtarët në Elbasan, por kjo deklaratë nuk mbështetet së paku në dokumentin e investimeve publike, një dokument ligjor që miratohet në Kuvend si pjesë e buxhetit të shtetit dhe ku renditen të gjitha investimet publike të planifikuara apo në zbatim me financim të brendshëm apo të huaj. Sipas këtij dokumenti, projekti i bypass të Elbasanit është caktuar te lista e projekteve me financim të huaj por që deri më sot nuk  është gjetur donatori apo kredidhënësi.

/BIRN/

Previous Post

SHBA dhe BE përkujtojnë figurën e Shën Terezës: Përfaqësonte më të mirën te secili prej nesh

Next Post

I riu nga Kosova godet me thikë mësuesen në Gjermani

Next Post
I riu nga Kosova godet me thikë mësuesen në Gjermani

I riu nga Kosova godet me thikë mësuesen në Gjermani

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull
AKTUALITET

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

by Editor
October 24, 2026
0

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull Një video intime që...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

October 23, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

I riu u godit me plumb gome në sy, deputetja Marjana Koçeku: Pushteti vazhdon ta trajtojë trupin e qytetarit si vendin ku duhet të ngulitet frika

I riu u godit me plumb gome në sy, deputetja Marjana Koçeku: Pushteti vazhdon ta trajtojë trupin e qytetarit si vendin ku duhet të ngulitet frika

October 24, 2026
Kush është Erjon Vishkulli, 28-vjeçari që u plagos me plumb gome në sy

Kush është Erjon Vishkulli, 28-vjeçari që u plagos me plumb gome në sy

October 24, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al