Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Takimi me zyrtarin e CDU, Berisha: Korrupsioni dhe kartelet e drogës rrezikojnë integrimin e Shqipërisë

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, POLITIKE
0
Takimi me zyrtarin e CDU, Berisha: Korrupsioni dhe kartelet e drogës rrezikojnë integrimin e Shqipërisë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një takim me Christian Forneck, këshilltar për politikën e jashtme dhe të sigurisë pranë grupit parlamentar të CDU/CSU në Bundestag.

Gjatë bisedës u trajtuan çështje me rëndësi për procesin e integrimit europian të Shqipërisë, ku u theksua shqetësimi për ngadalësimin e këtij procesi si pasojë e sfidave serioze që lidhen me aktivitetin e karteleve të drogës dhe nivelin e lartë të korrupsionit, të cilat kanë ndikim edhe në dimensionin e sigurisë kombëtare.

Palët ndanë bindjen se avancimi i Shqipërisë drejt strukturave të Bashkimit Europian duhet të mbështetet në parimin e meritokracisë dhe përmbushjen e standardeve të kërkuara. Në këtë kuadër, u nënvizua roli i opozitës si faktor stabilizues në jetën politike të vendit, si dhe rëndësia e kërkesës së saj të vazhdueshme për krijimin e një qeverie teknike, si një mekanizëm i domosdoshëm për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Në përfundim, u diskutua mbi mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Partisë Demokratike dhe CDU dhe Bundestagut, partnerëve në Berlin, me synimin për forcimin e marrëdhënieve dhe rritjen e mbështetjes për proceset demokratike dhe integruese në Shqipëri. Në takim morën pjesë Drejtori i Fondacionit Konrad Adenauer Dr.Thomas Kunze, nënkryetarët e grupit parlamentar të PD-së Belind Këlliçi, Tomor Alizoti dhe Sekretari për Marrëdhëniet Ndërkombëtare të PD-së Enri Çeno.

Previous Post

Forbes publikon listën e miliarderëve: 5 më të pasurit në botë për vitin 2026

Next Post

Instagram nuk do të jetë më falas?

Next Post
Instagram nuk do të jetë më falas?

Instagram nuk do të jetë më falas?

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al