Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home Sport

“Tabuja” e Partizanit, Shehi kërkon të prishë “mallkimin” e vjetër

Editor by Editor
in Sport
0
“Tabuja” e Partizanit, Shehi kërkon të prishë “mallkimin” e vjetër
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Orges Shehi me Partizanin e këtij sezoni duhet të thyejë një tabu më shumë se 30 vjeçare. Ndryshe nga sezoni i shkuar, të kuqtë nuk mundën të “zinin vend” me trajnerët në këtë sezon.

Nga qershori, deri në fund të vitit të shkuar, kampionët kanë ndërruar plot tre trajnerë, duke përsëritur sezone si 2017-2018 dhe 2019-2020, kur e mbyllnin sezonin me këtë numër trajnerësh të emëruar. Është fakt që në sezonet kur Partizani është shpallur kampion, e ka nisur dhe e ka mbyllur gjithnjë me të njëjtin trajner. Që nga viti 1990, “demat” kanë fituar titullin kampion tre herë. Trajnerët kampionë janë Sulejman Starova (1992- 1993), Skënder Gega (2018- 2019) dhe Xhovani Kolela (2022-2023).

Ky i fundit theu plot “mallkime”, duke përmirësuar imazhin e italianëve te Partizani, si dhe duke u bërë i pari teknik i huaj që ngre titullin në krye të ekipit të kuq. Tashmë është detyra e një tjetër trajneri, Orges Shehit, që të përpiqet të thyejë një “tabu”, që deri më tani është dukur e pamundur. Partizani që nga viti 1990 ka ndërruar plot 52 trajnerë, me presidentin Demi, që përveç sezoneve të fundit, gjithashtu nuk ka pasur durim të “hekurt” për trajnerët që kur e mori Partizanin. Kur skuadra ndërron trajnerin, kjo ndodh për shkak të mungesës së rezultateve. Në fakt në këtë sezon jo se nuk ka pasur luhatje, por ndryshimi ka ardhur për shkak se Osijeku pagoi 100 mijë euro për të marrë Zekiçin.

Më pas, në pritje të Shehit, skuadrën e mori në dorë drejtori sportiv, Arbër Abilaliaj. Detyra për të gjetur rrugën drejt titullit i takon Shehit, i cili ka zbarkuar prej tre muajsh dhe është i projektuar të qëndrojë për një kohë të gjatë.

KRAHASIMI – Nëse do të bënim një krahasim të skuadrave kampione me sivjet, më objektivi do të ishte me kampionët e vjetshëm. Nëse startin “demat” e morën me shumë vrull, duket se ritmi është thuajse “kokë më kokë” me ekipin e vjetshëm, i fundit që u shpall kampion. Të kuqtë numërojnë 40 pikë pas 25 ndeshjesh, një më pak se vjet në të njëjtën pikë të sezonit. Vjet renditeshin të dytët, 2 pikë larg kryesuesve. Sivjet janë të tretët, 6 pikë larg Egnatias. Partizani i Gegës kishte plot 13 pikë më shumë se aktuali pas 25 javësh.

Previous Post

Fationi rendit arsyet pse duhet të fitojë ‘BBV3’

Next Post

“S’duhet të gënjesh”/ Juli shpjegon cilësitë që duhet të ketë fituesi i BBV

Next Post
“S’duhet të gënjesh”/ Juli shpjegon cilësitë që duhet të ketë fituesi i BBV

“S’duhet të gënjesh”/ Juli shpjegon cilësitë që duhet të ketë fituesi i BBV

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh
AKTUALITET

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

by Redaktor Redaktor
September 12, 2026
0

Një ngjarje tragjike ka tronditur zonën e Belshit, ku elektricisti i OSHEE-së, Klajd Zekthi, ka humbur jetën teksa ndodhej në...

Read moreDetails
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

September 9, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

September 4, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

EuReporter: Mbrojtja e Vjosë-Nartës po bëhet testi i besueshmërisë së BE-së për Shqipërinë

EuReporter: Mbrojtja e Vjosë-Nartës po bëhet testi i besueshmërisë së BE-së për Shqipërinë

September 15, 2026
“Më premtoi vend pune”, 35-vjeçarja denoncon dajën e deputetes Zegjine Çaushi për pë*dhunim

“Më premtoi vend pune”, 35-vjeçarja denoncon dajën e deputetes Zegjine Çaushi për pë*dhunim

September 15, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al