Tuesday, June 17, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Tabaku rendit pasojat ekonomike pas procesit zgjedhor: Si po ndikon rënia e menjëhershme e euros

Editor by Editor
June 17, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Tabaku rendit pasojat ekonomike pas procesit zgjedhor: Si po ndikon rënia e menjëhershme e euros
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka renditur pasojat ekonomike që prekin disa sektorë menjëherë pas procesit zgjedhor.

Në rrjetet sociale, Tabaku shprehet se vihet re një fenomen që përsëritet pas çdo palë zgjedhjesh në vend: rënia e menjëhershme e euros në treg.

“Kjo rënie nuk shoqërohet me rritje të ndonjë sektori specifik ekonomik, as me ndonjë investim të ri apo zhvillim që do të shpjegonte një prurje valutore. Në fakt, pasojat e kësaj situate po ndihen fort në disa sektorë kyç të ekonomisë. Sektori fason po përjeton një krizë serioze“, shprehet Tabaku,

“Menjëherë pas përfundimit të procesit zgjedhor, vihet re një fenomen që përsëritet pas çdo palë zgjedhjesh në vend: rënia e menjëhershme e euros në treg. Kjo tregon për një sasi të madhe parash në euro që futen në qarkullim gjatë fushatës, për të cilat nuk ka asnjë justifikim ekonomik.

Kjo rënie nuk shoqërohet me rritje të ndonjë sektori specifik ekonomik, as me ndonjë investim të ri apo zhvillim që do të shpjegonte një prurje valutore. Në fakt, pasojat e kësaj situate po ndihen fort në disa sektorë kyç të ekonomisë.

Sektori fason po përjeton një krizë serioze. Në tre vitet e fundit, ai është pothuajse i pezulluar. Njësoj si bujqësia, që vuan mungesën e mbështetjes dhe të investimeve. Ndërkohë, familjet shqiptare që jetojnë me të ardhurat nga emigracioni po ndjejnë gjithnjë e më shumë efektet negative të zhvlerësimit të euros.

Në këtë situatë, kërkohet ndërhyrje e menjëhershme nga qeveria për të ndihmuar këta tre sektorë jetikë për ekonominë kombëtare. Në të kundërt, pasojat mund të jenë të parikuperueshme dhe të kthehen në një bumerang ekonomik dhe social.

Rënia e euros nuk buron nga ndonjë mekanizëm apo logjikë normale ekonomike, por lidhet drejtpërdrejt me fenomene si pastrimi i parave dhe mungesa e kontrollit mbi flukset monetare në fushata.

Prandaj, ekonomia shqiptare ka nevojë për përgjigje të qarta dhe masa konkrete. Familja shqiptare ka nevojë për politika mbështetëse, ndërsa biznesi fason për një paketë shpëtimi që të mund të mbijetojë këtë cikël krizash, që ka prekur rëndë sektorin vit pas viti, duke detyruar shumë ndërmarrje të pushojnë punonjësit”, shprehet Tabaku.

Previous Post

Shqiptarja u vra nga ish-burri, vëllai: E kishte denoncuar për dhunë, askush nuk ndërhyri

Next Post

Komisioni Evropian propozon ndalimin e plotë të importit të gazit rus

Next Post
Komisioni Evropian propozon ndalimin e plotë të importit të gazit rus

Komisioni Evropian propozon ndalimin e plotë të importit të gazit rus

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare
AKTUALITET

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare

by Editor
June 5, 2025
0

Dosja e SPAK për korrupsionin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit vizaton LSI-në si një repart korrupsioni dhe plaçkitje me...

Read moreDetails
Emri/ Kapet me armë dhe kokainë i forti tjetër i Myslym Shyrit

Emri/ Kapet me armë dhe kokainë i forti tjetër i Myslym Shyrit

June 14, 2025
Ekskluzive/ Çfarë ndodhi në burg?! Kush ia theu këmbën Roven Zerkës?!

Ekskluzive/ Çfarë ndodhi në burg?! Kush ia theu këmbën Roven Zerkës?!

June 9, 2025
VIDEO/ Publikohen pamjet e vrasjes së Martin Canit, autori vrapon me thikë në dorë

VIDEO/ Publikohen pamjet e vrasjes së Martin Canit, autori vrapon me thikë në dorë

June 10, 2025
Tjetër SKANDAL! Avion me probleme teknike, Wizz Air mban “peng” 30 orë pasagjerët

Tjetër SKANDAL! Avion me probleme teknike, Wizz Air mban “peng” 30 orë pasagjerët

June 14, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Shqetësim serioz”/ BE dënon sulmet e Edi Ramës ndaj SPAK pas arrestimit të Veliajt

“Shqetësim serioz”/ BE dënon sulmet e Edi Ramës ndaj SPAK pas arrestimit të Veliajt

June 17, 2025
Komisioni Evropian propozon ndalimin e plotë të importit të gazit rus

Komisioni Evropian propozon ndalimin e plotë të importit të gazit rus

June 17, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al