Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Tabaku: Prodhimi vendas po zëvendësohet me atë të huaj

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, POLITIKE
0
Tabaku: Prodhimi vendas po zëvendësohet me atë të huaj
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar në lidhje me rritjen e çmimeve të produkteve esenciale të shportës, duke e lidhur këtë situatë drejtpërdrejt me braktisjen e sektorit të bujqësisë dhe mungesën e politikave mbështetëse për fermerët shqiptarë. Sipas mesazhit me një video-postim në rrjetin social Facebook të deputetes, frutat, perimet dhe produktet e fshatit janë kthyer në një luks për qytetarët, veçanërisht për pensionistët dhe shtresat në nevojë.

“Rritja e çmimeve në mënyrë të pakontrolluar i ka kthyer ato në produkte të ndaluara për shumë familje shqiptare”, theksoi ajo, duke ngritur alarmin për ndikimin e drejtpërdrejtë që kjo situatë ka në tryezat e qytetarëve.

Deputetja e PD-së argumentoi se shkaku kryesor i kësaj krize është lënia në harresë e bujqësisë, një sektor që sot përbën rreth 16% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, por që sipas saj po përballet me taksa të larta, zhvlerësim të euros dhe mungesë të plotë mbështetjeje nga shteti.

“Produktet shqiptare nuk prodhohen më si më parë, ndërsa fermerët janë lënë të mbijetojnë pa asnjë ndihmë reale,” u shpreh ajo.

Tabaku solli edhe të dhëna konkrete për rritjen e importeve, duke theksuar se në vitin 2021 importoheshin 30 mijë tonë zarzavate, ndërsa sot importet kanë arritur në 70 mijë tonë. Po ashtu, importi i frutave ka kaluar nga 60 mijë tonë në 100 mijë tonë.

Sipas saj, kjo tregon qartë se Shqipëria po zëvendëson prodhimin vendas me produkte të importuara, duke rritur varësinë nga jashtë dhe duke shtuar presionin mbi çmimet.

“Produktet që sot shkojnë në tryezat e qytetarëve vijnë nga jashtë, sepse Shqipëria nuk po prodhon më,” deklaroi ajo, duke akuzuar qeverinë se ka zgjedhur të braktisë fermerin shqiptar dhe të stimulojë indirekt rritjen e çmimeve përmes politikave të gabuara fiskale dhe ekonomike.

Në përfundim, Tabaku theksoi se bujqësia ka nevojë vetëm për një mbështetje minimale për të prodhuar më shumë dhe për të garantuar çmime të përballueshme për qytetarët.

“Toka shqiptare prodhon. Fshati shqiptar prodhon. Por bujqësia është në rrezik – dhe ky rrezik është transferuar tashmë në rritjen e çmimeve në tryezat e qytetarëve”, përfundoi ligjvënësja opozitare.

Previous Post

“Duan të më bllokojnë”, grantet e IPARD përfundojnë në gjykatë, beteja për kthimin e fondeve

Next Post

Horoskopi për ditën ditën e sotme, 4 Mars 2026

Next Post
Horoskopi për ditën ditën e sotme, 4 Mars 2026

Horoskopi për ditën ditën e sotme, 4 Mars 2026

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

September 9, 2026
A do mbyllet karburant “EIDA” i Frident Kuqit, pas skandalit të zjarrit?!

A do mbyllet karburant “EIDA” i Frident Kuqit, pas skandalit të zjarrit?!

September 9, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al