Friday, May 9, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home Sport

Synohet rekordi i 1998-ës, ish-mbrojtësi Daiu: Ky Partizan është më lart, ja ku ndryshon sivjet

Editor by Editor
November 10, 2023
in Sport
0
Synohet rekordi i 1998-ës, ish-mbrojtësi Daiu: Ky Partizan është më lart, ja ku ndryshon sivjet
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Partizani sfidon nesër Egnatian në Rrogozhinë në një nde-shje prestigji, ku do të matin forcën dy skuadrat më në formë të momentit. Në këtë përballje kampionët në fuqi do të tentojnë të marrin fitoren e shtatë radhazi, çka do të zmadhonte akoma më shumë këtë ecuri të frikshme që po regjistrojnë së fundmi. Hera e fundit kur Partizani ka arritur të sigurojë të paktën shtatë fitore radhazi është sezoni 1997-1998, kur e ndalnin serinë e triumfeve në tetë. Në atë edicion të kuqtë ishin një nga pretendentët për titullin dhe një nga skuadrat më në formë të gjysmës së parë të sezonit, por në fund e mbyllnin të tretët pas Vllaznisë dhe Tiranës.

Në periudhën tetor 1997-shkurt 1998 ata regjistronin ecurinë rekord të tetë fitoreve të njëpasnjëshme. Seria niste me një fitore me shifrat 2-1 në shtëpi ndaj Skënderbeut, për të vijuar më pas me Shqiponjën e Gjirokastrës (0-1), Tomorin (0-2), Albpetrolin (5-0), Olimpikun (Dinamo, 0-1), Flamurtarin (8-3), Bylisin (0-1) dhe Laçin (3-0), teksa vrullin ia ndalte Vllaznia.

EMRAT E MËDHENJ – Pjesë e rëndësishme e atij Partizani ka qenë Përparim Daiu, një nga lojtarët më të rëndësishëm të atij ekipi. Ish-mbrojtësi, në një prononcim ekskluziv për “Panorama Sport”, kujton atë sezon.

KRAHASIMI – Nuk mund të mungonte një ballafaqim i atij ekipi dhe këtij të sivjetshmit, që bashkë me Egnatian po dominon Superioren. Daiu shprehet se ky Partizan është më i konsoliduar.

“Partizani gjithnjë ka pasur në përbërje ‘ajkën’ e futbollistëve, por ai ekip i atyre viteve ka pasur individë të veçantë, që bënin diferencën, ndërsa këtë Partizan tani e shoh më kompakt dhe më të konsoliduar. Ka edhe cilësi individuale, por e ka shkrirë shumë mirë me grupin. I shoh më kompaktë. Në atë kohë bënin diferencë individët, por futbolli është lojë kolektive. Partizani i këtij viti është solid”, vijon kavajasi.

 

Previous Post

Mungesat nuk ndalen, por të kuqtë e Partizanit e kanë formacionin “tip”

Next Post

Shehi drejt stolit të Partizanit, vijnë edhe dy “ish”-ë

Next Post
Shehi drejt stolit të Partizanit, vijnë edhe dy “ish”-ë

Shehi drejt stolit të Partizanit, vijnë edhe dy “ish”-ë

EMRAT/ Detaje nga të shtënat me armë, 5 të plagosur në Laç
AKTUALITET

EMRAT/ Detaje nga të shtënat me armë, 5 të plagosur në Laç

by Editor
May 3, 2025
0

Pesë persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë në Laç. Të plagosurit janë Liridon Ismaili Daniel Gjeloshi...

Read moreDetails
“Bonnie dhe Clyde” të Shqipërisë/ Kush janë Adnan Mahmutaj dhe Albana Karadaku, mashtruesit e kalibrit të lartë që i demaskoj “Lolita”

“Bonnie dhe Clyde” të Shqipërisë/ Kush janë Adnan Mahmutaj dhe Albana Karadaku, mashtruesit e kalibrit të lartë që i demaskoj “Lolita”

March 19, 2025
Efektivët e Peqinit në shërbim t Suel Çelës, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet, pas denoncimit të Nokës

Efektivët e Peqinit në shërbim t Suel Çelës, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet, pas denoncimit të Nokës

May 6, 2025
Denoncimi/ Suel Çela e ka kthyer burgun e Peqinit në shtab zgjedhor të Sara Miles

Denoncimi/ Suel Çela e ka kthyer burgun e Peqinit në shtab zgjedhor të Sara Miles

May 5, 2025
Tërmeti trondit Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen edhe në juglindje të Shqipërisë

Tërmet në Greqi, dridhet toka

May 4, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

U dënua me 1 vit burg për falsifikim dokumentesh, Apeli merr vendimin për Luizin

U dënua me 1 vit burg për falsifikim dokumentesh, Apeli merr vendimin për Luizin

May 8, 2025
 “Giro d’Italia”, Policia Rrugore heq me karrotrec mjetet e parkuara anës rrugës

 “Giro d’Italia”, Policia Rrugore heq me karrotrec mjetet e parkuara anës rrugës

May 8, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al