Tensione janë shënuar gjatë protestës së zhvilluar sot para Kuvendit, ku policia ka përdorur spraj dhe piper për të shpërndarë protestuesit.
Si pasojë, një i ri ka shfaqur probleme shëndetësore dhe është transportuar me ambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.
Ndërkohë, policia ka shoqëruar edhe disa persona, mes tyre ishte edhe Arben Kola, një prej organizatorëve të protestës.
Kjo është protesta 58 e mbajtur kundër qeverisë Rama dhe kastës aktuale politike.








