Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

SPAK zbulon dy apartamente të trafikantit të drogës të fshehura përmes kompanisë Pajtoni 

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
SPAK zbulon dy apartamente të trafikantit të drogës të fshehura përmes kompanisë Pajtoni 
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një vendim i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për sekuestrimin e dy apartamenteve dhe një automjeti në pronësi të tërthortë të dy personave nga Lezha ka përfunduar në Gjykatën e Apelit të GJKKO.

Bëhet fjalë për shtetasin Flori Pali.

49 vjeçari nga Lezha, u akuzua nga Policia në vitin 2023 për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Në maj të vitit 2025, GJKKO vendosi konfiskimin e disa pasurive që sipas gjykatës rezultonin në zotërim të tërthortë të Palit.

Pasuritë përfshijnë dy apartamente në zonën e Kopshtit Zoologjik në Tiranë dhe një automjet.

Sipas vendimit, apartamenti me sipërfaqe 93 metra katrorë me numër pasurie 1**/40+1-4, në zonën kadastrale 3292, është i regjistruar në emër të kompanisë “Pajtoni shpk”, por sipas gjykatës është në zotërim të tërthortë të shtetasit Flori Pali.

 

Një tjetër apartament në të njëjtën zonë, me sipërfaqe 69.7 metra katrorë dhe numër pasurie 1**/40+1-5, rezulton gjithashtu i regjistruar në emër të “Pajtoni shpk”, ndërsa sipas GJKKO konsiderohet në pronësi faktike të Palit përmes personave të tretë.

 

Në të njëjtin vendim është konfiskuar edhe një automjet tip Mercedes Benz E 220 CDI, i prodhimit të vitit 2012, me targë AB630BK. Automjeti rezulton i regjistruar në emër të shtetasit Flavian Lazri, por sipas gjykatës është përdorur dhe kontrolluar në mënyrë të tërthortë nga vëllezërit Pali.

Flori Pali ka ankimuar vendimin në Apelin e GJKKO duke kërkuar rikthimin e pasurive, duke pretenduar se ato janë në pronësi të personave të tjerë.

Nga dokumentet e konsultuara rezulton se GJKKO ka njoftuar si palë të interesuar në proces edhe pronarët ligjorë të pasurive.

Në këtë kuadër është njoftuar edhe kompania “Pajtoni shpk”, në pronësi të biznesmenit Armando Pajtoni, pasi dy apartamentet në Tiranë rezultojnë të regjistruara në emër të kësaj shoqërie.

 

Sipas konstatimeve të gjykatës, kompania ka shërbyer si mbulesë për pronësinë reale të pasurive që sipas hetimit i përkasin Florit Palit.

 

Armando Pajtoni është edhe biznesmen ndërtimi dhe duket se kërkimet speciale të SPAK kanë zbuluar dy apartamentet e Palit të regjistruara në emër të kompanisë Pajtoni shpk.

Hetimi pasuror ndaj Palit është zhvilluar nga SPAK, i cili arriti të identifikojë pasuritë që sipas prokurorisë ishin fshehur përmes personave të tretë dhe subjekteve juridike.

Sipas dokumenteve të siguruara nga Skyweb.al, seanca në Gjykatën e Apelit të GJKKO për këtë çështje është caktuar të zhvillohet më 19 mars në orën 09:00 në ambientet e kësaj gjykate./skyweb.al

Previous Post

SafeJournalists mirëpret vendimin e Kushtetueses: Ndalimi i TikTok ishte i papajtueshëm me ligjin

Next Post

“8 fakira për 1 kapsoll”, reagon Oltjon Klosi pas tritolit që iu vendos makinës

Next Post
“8 fakira për 1 kapsoll”, reagon Oltjon Klosi pas tritolit që iu vendos makinës

"8 fakira për 1 kapsoll", reagon Oltjon Klosi pas tritolit që iu vendos makinës

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Policia hedh protestuesin në ajër me ujë me presion

Policia hedh protestuesin në ajër me ujë me presion

November 7, 2026
Gaz lotsjellës me shumicë te Ministria e Brendshme/ Predhat pa datë skandence

Gaz lotsjellës me shumicë te Ministria e Brendshme/ Predhat pa datë skandence

November 7, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al