Kryedemokrati Sali Berisha është thirrur nga SPAK të paraqitet më 10 qershor (nesër), ora 10:00, për të dhënë shpjegime në lidhje me një kallëzim të bërë nga gjyqtarja Irena Gjoka.
Lajmi është konfirmuar edhe nga avokati i tij, Genc Gjokutaj.
Sipas shkresës së firmosur edhe nga prokurori i çështjes, Elvin Gokaj, ai do thirret për t’u përgjigjur pyetjeve bazuar në kallëzimin që është depozituar nga gjyqtarja e GJKKO-së, Irena Gjoka, për akuzën e shpifjes.
Berisha do të shkojë në orën 10:00 të mëngjesit dhe ka konfirmuar prezencën e tij, ndërsa refuzimi apo mosparaqitja e përball me penalitete të tjera sipas Kodit Penal.