Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

SPAK lexon pretencën ndaj Vangjush Dakos

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
SPAK lexon pretencën ndaj Vangjush Dakos
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ka nisur seanca gjyqësore në ngarkim të Vangjush Dakos dhe 3 personave të tjerë.

Në këtë seancë, Prokurori i SPAK, Sotir Kllapi, do të paraqesë pretencën për ish-Kryebashkiakun e Durrësit, hetimi ndaj të cilit ka nisur në 2020.

Dako nuk ishte i pranishëm në seancë, ndërsa ndodhet në masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Nuk janë të pranishëm edhe Shyqyri Farruku dhe Ardian Bulku.

Dako akuzohet se ka kryer veprën penale “shpërdorim detyre”, në dy raste. Njëri rast, ka të bëjë me ndërtimin e një pallati në Durrës 11 vite më parë, i cili u shemb nga tërmeti në nëntor të vitit 2019 dhe rasti tjetër ka të bëjë me një tender për ndërtimin e një shëtitoreje në vitet 2014-2015, që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 18 milionë lekë.

Vangjush Dako u arrestua më 6 qershor të vitit të kaluar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme nën dyshimet se ka kryer veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” kryer në bashkëpunim, në dy raste.

Rasti i parë lidhet me një objekt që sipas hetimeve ka ndërtuar disa kate pa leje, të legalizuara me procedura që dyshohen jo të rregullta. Objekti pësoi dëmtime të konsiderueshme nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Pas kësaj, për çështjen pati një kallëzim nga banorët e këtij pallati. Dako akuzohet dhe për një procedurë tenderimi, vlera e të cilit sipas hetimeve, është fryrë artificialisht nga Bashkia Durrës. Kallëzimi për parregullsi në këtë tender është bërë nga ish-kreu i PD-së Durrës, Ferdinand Xhaferraj.

Vangjush Dako kreu 9 muaj paraburgim, teksa la qelinë më 27 shkurt 2024 pasi skaduan afatet e paraburgimit dhe ndaj tij u caktua masa arrest shtëpie. Vlen të theksohet fakti se Vangjush Dako është person i shpallur “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Vlen për t’u theksuar fakti se për çështjen e Dakos aktualisht nuk ndodhet asnjë person në burg. I fundit që u lirua ishte Fatmir Ejupi, punonjës i Urbanistikës në Bashkinë Durrës, në këmbim të garancisë pasurore prej 700 mijë lekësh.

Previous Post

Agravon situata, Xuxi ‘përplaset’ me Xhenetën: Nëna të ka lënë që 1 vjeç, s’të ka dashur

Next Post

Drejtuesit demokratë të qarqeve mblidhen nesër në seli

Next Post
Drejtuesit demokratë të qarqeve mblidhen nesër në seli

Drejtuesit demokratë të qarqeve mblidhen nesër në seli

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

October 24, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Policia gjobit studentët protestues para Kryeministrisë

Policia gjobit studentët protestues para Kryeministrisë

November 4, 2026
Miku i Saimir Vishajt rrëfen momentet e fundit të avokatit: Ishte dobësuar shumë…

Miku i Saimir Vishajt rrëfen momentet e fundit të avokatit: Ishte dobësuar shumë…

November 4, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al