SPAK kërkon 5 vite burg për ish-deputetin socialist Alqi Bllako, lidhur me hetimet për aferën e inceneratorëve.
Në Gjykatën e Posaçme ku po zhvillohet seanca gjyqësore, Bllako është deklaruar i pafajshëm duke thënë se s’ka asnjë lidhje me procedurat.
“Kam respekt dhe vlerësoj punën tuaj, por deklarohem i pafajshëm. Unë si sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit s’kam patur asnjë rol për dhënien e koncesionit”, tha Bllako.
Prokuroria kërkoi shpalljen fajtor të Bllakos dhe që të dënohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë dhe të zgjedhurve vendorë. Bllako ka mbajtur postin e ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit.