Thursday, June 4, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Shqipëria nuk po prodhon më, bien shpenzimet për materiale dhe furnitura

Editor by Editor
in AKTUALITET
0
Shqipëria nuk po prodhon më, bien shpenzimet për materiale dhe furnitura
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Përjashtuar vitin pandemik, investimet e biznesit për materiale dhe furnitura kanë pësuar rënie në 2023 për herë të parë së paku nga viti 2010, duke vërtetuar në këtë mënyrë reduktimin e prodhimit për eksport dhe uljen e çmimeve për lëndët e para nga zhvlerësimi e euros.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT në vitin 2023 investimet e biznesit për materiale dhe furnitura arritën në 1,2 trilionë lekë më ulje 5.8 për qind në krahasim me vitin 2022.

Operatorët e tregut pohojnë se janë tre faktorë kryesore që kanë ndikuar në këtë ulje. E para lidhet me nënçmimin e euros, e cila ka bërë importet e lëndëve të para më të lira, e dyta tkurrja e sasisë së mallrave të importuara nga disa biznese në sektorin e industrisë përpunuese, të cilat humbën klientët për shkak të rënies së euros dhe e treta me rënien e çmimeve të mallrave në tregjet ndërkombëtare.

Sipas sektorëve shihet se ulja më e madhe e shpenzimeve për materialë dhe furnizime është në sektorin e energjisë dhe naftës, ku ka ndikuar ulja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Gjithashtu rënia e shpenzimeve për materiale në bizneset e mobilieve lidhet me falimentin e bizneseve në këtë fushë. Të dhëna të tjera nga INSTAT tregojnë se bizneset në këtë sektor kishin falimentet më të mëdha në vitet e fundit, edhe pse biznesi i ndërtimit po lulëzon.

Shpenzimet e bizneseve të tregtisë më shumicë pësuan rënie me 8 për qind më 2023 dhe kjo rënie i dedikohet kryesisht zhvlerësimit të euros.

Gjatë dy dekadave të fundit, shpenzimet për materiale dhe furnitura kanë pësuar ndryshime të ndjeshme, nga një nivel modest në fillim të viteve 2000 deri në rekorde historike pas vitit 2020.

Analiza e të dhënave tregon se në vitet 2005–2007 pati një rritje të mprehtë të shpenzimeve të bizneseve për lëndë të para që reflekton zgjerimin e aktivitetit operativ dhe përmirësimin e kapaciteteve prodhuese.

Pas zgjerimit të shpejtë, ndodhi një periudhë konsolidimi deri në vitin 2012. Nga 2013 në 2019, shpenzimet për lëndë të para u rritën sistematikisht, teksa në vitin 2020 ndodhi rënie e papritur nga ndërprerjet e zinxhirit furnizues dhe masat kufizuese të pandemisë./ Monitor.al

Previous Post

Ndarja nga jeta Papa Françeskut, e shtuna shpallet ditë zie në Shqipëri

Next Post

Tabaku takime në ish-bllok: Shpresa nuk është shuar

Next Post
Tabaku takime në ish-bllok: Shpresa nuk është shuar

Tabaku takime në ish-bllok: Shpresa nuk është shuar

Anëtarët e rinj të Këshillit të PD, përfundon procesi i numërimit të votave
AKTUALITET

Anëtarët e rinj të Këshillit të PD, përfundon procesi i numërimit të votave

by Lom Lom
May 31, 2026
0

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave të delegatëve për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar të Partisë...

Read moreDetails
U diktua nga policia teksa kryente manovra para Komisariatit, viktima e aksidentit në Lushnje, vëllai i zv.ministres

U diktua nga policia teksa kryente manovra para Komisariatit, viktima e aksidentit në Lushnje, vëllai i zv.ministres

June 2, 2026
Igli Tare shokon me deklaratën në SPAK: Belindën e kam…

Igli Tare shokon me deklaratën në SPAK: Belindën e kam…

June 4, 2026
Tragjedia e Durrësit/ Babai i 8 vjeçarit të plagosur: Shoferin e kam denoncuar disa herë, policia vinte e ikte

Tragjedia e Durrësit/ Babai i 8 vjeçarit të plagosur: Shoferin e kam denoncuar disa herë, policia vinte e ikte

May 29, 2026
Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta

Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta

June 2, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kartoni i kuq për Kuvendin, protestuesi: Deputetët duhet të dalin jashtë loje

Kartoni i kuq për Kuvendin, protestuesi: Deputetët duhet të dalin jashtë loje

June 4, 2026
Igli Tare shokon me deklaratën në SPAK: Belindën e kam…

Igli Tare shokon me deklaratën në SPAK: Belindën e kam…

June 4, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al