Tuesday, June 10, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

SPAK heton aferën 31 mln euro të Pirro Vengut me kompaninë malteze për konteinerët

Editor by Editor
August 29, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE
0
SPAK heton aferën 31 mln euro të Pirro Vengut me kompaninë malteze për konteinerët
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Alket Bedini, Rafael Rexha, Besian Hereni dhe Endri Sofija ishin anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në tenderin 37 milionë euro për menaxhimin dhe operimin 5 vjeçar të kontenierëve në Portin e Durrësit. Të gjithë këta, tani kanë filluar të hyjnë e dalin në zyrat e SPAK. Arsyeja është se tenderi kontrovers po hetohet.

Kallëzimi penal për tenderin e menaxhimit të kontenierëve në Portin e Durrësit është bërë tre vjet më parë nga deputeti demokrat Gazment Bardhi. Por tashmë hetimet kanë hyrë në një fazë të avancuar pasi prokurorët e SPAK kanë bërë zbulimet e para.

Por teksa anëtarët e KVO-së bëjnë deklarimet e tyre në dhomën e “rrëfimeve” të SPAK, shumë shpejt “ftesat” e prokurorëve pritet të shkojnë më lart. Tek ish drejtori i Autoritetit Portual, Pirro Vengu, i cili tashmë mban postin e ministrit të Mbrojtjes në qeverinë e Edi Ramës.

Zoti Vengu është njeriu që firmosi kontratën kontroverse 31 milionë euro, pas një procesi tenderimi të mbushur me dyshime deri në pikën që anëtarët e komisionit nuk pranuan ta firmosin.

Terminali i kontenierëve në Portin e Durrësit iu dha me koncesion në vitin 2013 kompanisë turke Kurum. Në vitin 2017, Damian Gjiknuri vendosi ta prishë koncesionin për shkak të shkeljes së kontratës nga Kompania Kurum. Më vonë Kurum e paditi Shqipërinë në arbitrazh duke kërkuar 100 milionë euro dëmshpërblim, por Shqipëria e fitoi gjyqin.

Pas anullimit të koncesionit me Kurum, për disa kohë shërbimi i menaxhimit të terminalit të kontenierëve u krye nga vetë Autoriteti Portuar. Deri në vitin 2020, kur APD vendosi ta nënkontraktojë sërish shërbimin tek privati, këtë herë për një afat 5 vjeçar.

Tenderi për dhënien e menaxhimit të terminalit të kontenierëve në Portin e Durrësit u shpall në shtator të vitit 2020. Autoriteti Portual përzgjodhi që llokmën me fond limit 37 milionë euro ta prokuronte me procedurë të kufizuar me dy faza, ku në fazën e parë parakualifikuese do të përzgjidheshin kompanitë që mund të vijonin më tej.

Fillimisht APD u la vetëm 20 ditë kohë ofertuesve për fazën e parë. Por pas ndërhyrjes së Agjencisë së Prokurimeve Publike kriteret e tenderit u ndryshuan dhe data e zhvillimit të fazës së parë u shty nga 22 shtatori në 2 tetor.

Në këtë fazë u paraqitën vetëm dy oferta. E para ishte nga një kompani gjermane e quajtur HHLA International Gmbh, ndërsa oferta e dytë erdhi nga maltezja Hili Company Limited. Komisioni i Vlerësimit të ofertave i skualifikoi të dyja për mospërmbushje të kritereve. Nga ky moment fillojnë marifetet.

Kontratë me firmën e Vengut

Pas skualifikimit, kompania Hili Company Limited bëri ankesë në Autoritetin Portual. Komisioni i Ankesave vendosi të kthejë vendimin e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave duke i kualifikuar të dyja kompanitë. Elson Thana, titullari i Komisionit të Ankesave është marrë në pyetje nga SPAK.

Pas kualifikimit të të dy kompanive, në fazën e dytë u parait vetëm njëra prej tyre, e cila dorëzoi ofertë financiare. Ajo ishte kompania malteze Hili, e cila ofroi çmimin 31 milionë euro. Autoriteti Portual e shpalli fituese, por vetëm me firmën e Pirro Vengut, pasi anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave nuk pranuan të firmosnin.

Tashmë që kontrata është në operim, kompania e menaxhimit të kontenierëve fiton 1.7 milionë euro në vit sipas deklarimeve të saj. Kjo shumë është saktësisht me gjithë fitimin vjetor të Autoritetit Portual të Durrësit. Pra, në finale ky është një operacion, i cili ka transferuar fitimin e një agjencie publike në llogari private përmes një proçesi të mbushur me dyshime të mëdha për korrupsion.

Aq sa para ka patur jo vetëm për zyrtarët, por edhe për një studio avokateore të lidhur me një zyrtar të lartë në KQZ, e cila merr mesatarisht 40 mijë euro në muaj nga kjo kontratë./ Kapitali.al

Previous Post

Emri/ Tentoi të vrasë me armë zjarri dy punonjës policie, ekstradohet nga Belgjika 39-vjeçari

Next Post

Moti merr kthesën e papritur/ Shi dhe rrufe gjatë orëve në vijim, ja zonat që preken

Next Post
Moti merr kthesën e papritur/ Shi dhe rrufe gjatë orëve në vijim, ja zonat që preken

Moti merr kthesën e papritur/ Shi dhe rrufe gjatë orëve në vijim, ja zonat që preken

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare
AKTUALITET

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare

by Editor
June 5, 2025
0

Dosja e SPAK për korrupsionin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit vizaton LSI-në si një repart korrupsioni dhe plaçkitje me...

Read moreDetails
Ekskluzive/ Çfarë ndodhi në burg?! Kush ia theu këmbën Roven Zerkës?!

Ekskluzive/ Çfarë ndodhi në burg?! Kush ia theu këmbën Roven Zerkës?!

June 9, 2025
‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

June 2, 2025
Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

June 4, 2025
Hetimet / Ja qendra ku Meta-Kryemadhi shpenzuan 98 mijë euro për t’u dobësuar

Hetimet / Ja qendra ku Meta-Kryemadhi shpenzuan 98 mijë euro për t’u dobësuar

June 5, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Vajzat e mitura dhunohen në grup, prindërit: I filmuan që t’i shantazhonin për para. Policia hesht

Vajzat e mitura dhunohen në grup, prindërit: I filmuan që t’i shantazhonin për para. Policia hesht

June 9, 2025
Situata e inflacionit në Shqipëri/  Vijojmë të paguajmë më shtrenjtë  për ushqimet

Situata e inflacionit në Shqipëri/ Vijojmë të paguajmë më shtrenjtë për ushqimet

June 9, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al