Sunday, November 1, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

SPAK dhe BKH në ofensivë totale. Ja emrat e biznesmenëve dhe zyrtarëve që janë kontrolluar

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
SPAK dhe BKH në ofensivë totale. Ja emrat e biznesmenëve dhe zyrtarëve që janë kontrolluar
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (Byroja Kombëtare e Hetimit) kanë hyrë në një fazë të re dhe intensive hetimore, ku në fokus janë të gjithë biznesmenët dhe zyrtarët publikë që rezultojnë të lidhur, drejtpërdrejt apo tërthorazi, me ministren dhe zv.kryeministren Belinda Balluku.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se nuk bëhet më fjalë për veprime sporadike, por për një strategji të plotë hetimore, e cila synon të zbërthejë të gjithë rrjetin administrativ dhe ekonomik që dyshohet se ka përfituar nga tendera të paracaktuar, kontrata publike të manipuluara dhe vendimmarrje klienteliste në sektorin e infrastrukturës dhe energjisë.

Vetëm në dy ditët e fundit, më shumë se 40 oficerë të BKH-së kanë ushtruar 54 kontrolle në zyra dhe banesa të zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës, si dhe të biznesmenëve të njohur që kanë Pasur marrëdhënie kontraktuale apo personale me rrethin e ngushtë të Ballukut.

Mes personave të kontrolluar mësohet se janë: Sindi Dushku, drejtoreshë e Kabinetit të Ballukut  si dhe biznesmenë të njohur si Ram Geci, Sadik Ismailaj (Alb-Star), Rrok Gjoka, Pëllumb Salillari, Ilir Shtufi, Gëzim Dani, Paqsor Buzi, Ylli Senka, Kujtim Arifaj, si dhe të tjerë emra që po dalin nga verifikimet financiare dhe komunikimet elektronike. Për dy prej tyre fletë arresti është gati në SPAK.

Por në listë janë edhe dy oligarkë të fuqishëm, të cilëve po kontrollohet çdo pasuri si dhe komunikimet mobile. Disa veprime të tyre u kanë ardhur nga hetimet dhe nga përgjimet.

Sekuestro masive dhe ekspertim digjital

Gjatë operacioneve janë sekuestruar dhjetëra telefona celularë, laptopë dhe pajisje elektronike, të cilat SPAK i ka vlerësuar me urgjencë si prova të ligjshme dhe i ka dërguar për ekspertim kompjuterik të thelluar.

Objekt i analizës janë:

 

komunikimet në aplikacione të koduara,

email-e zyrtare dhe private,

dokumente tenderash,

dhe gjurmë financiare që mund të provojnë koordinim të paligjshëm mes zyrtarëve dhe biznesmenëve.

Në këtë kuadër, është kontrolluar për herë të dytë edhe Viola Haxhiademi, ish-Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Infrastrukturës dhe aktualisht drejtoreshë e Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), së cilës i është sekuestruar edhe aparati celular.

Sinjal i fortë politik dhe institucional

Fakti që SPAK dhe BKH po hetojnë çdo biznesmen dhe çdo zyrtar të lidhur me Ballukun, pa përjashtime, shihet si një sinjal i fortë se imuniteti politik nuk garanton më mbrojtje dhe se drejtësia e re po teston realisht kufijtë e saj.

Hetimet vijojnë dhe pritet që në ditët në vijim të ketë zhvillime të reja, përfshirë thirrje për marrje në pyetje, masa sigurie dhe zgjerim të akuzave. Ndërkohë nën monitorim të fortë janë dy oligarkët, të cilët dyshohet ndër të tjera, se kanë ndërhyrë për miq apo firma që fshihen pas tyre, që të fitojnë tenderimet në dhjetra e qindra milionë euro.

Po kështu BKH ka marrë urdhër nga prokurorët e SPAK, Dritan Prençi, Dorina Bejko dhe shefi i ri i akuzës, Klodjan Braho që të mbikqyrin dy oligarkët në çdo lëvizje dhe të kontrollojnë në mënyrë të befasishme disa njerëz dhe firma që rrijnë pas tyre.

Burimet thonë se për njerin prej tyre, që ka fuqi të madhe, po pritet fletë arresti.

Me sa duket SPAK do jetë historia e re e Shqipërisë. Arben Kraja është shefi i parë i SPAK që hodhi themelet e çelikta të institucionit, me pas Altin Dumani që e ktheu në fortesë të jashtëzakonshme në arrestime të politikanëve të lartë dhe në ndëshkime të krimit të organizuar. Ndërsa tani Klodjan Braho ka misonin e madh që përveç atyre që janë arritur, të arrestojë edhe në botën e oligarkëve, të cilët përdorin politikën, mafien, median dhe çdo gjë tjetër për të vjedhur buxhetin e shtetit.

Viti 2026 do jetë viti i “sketerrës” për oligarkët që kanë marrë qindra milionë euro si dhe nuk paguajnë taksat. Një skuadër financiare edhe me të huaj, specializuar nga FBI, po heton koncensionet, tenderimet, bankat, resortet turistike dhe kullat.

Një bankë e nivelit të dytë po kalohet në sitë për transaksionet financiare që ka kryer për llogari të krimit të organizuar dhe një oligarku.

Previous Post

Ja çfarë duhet të bëni që lulja e Krishtlindjes të lulëzojë edhe pas festave

Next Post

Për cilat shenja të zodiakut sjell janari pasuri dhe bollëk?

Next Post
Për cilat shenja të zodiakut sjell janari pasuri dhe bollëk?

Për cilat shenja të zodiakut sjell janari pasuri dhe bollëk?

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

October 24, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Arrestohet në Greqi shqiptari i kërkuar për vrasjen e bashkëkombësit në Selanik

Arrestohet në Greqi shqiptari i kërkuar për vrasjen e bashkëkombësit në Selanik

November 1, 2026
Letra rrëqethëse e Arlinda Zekajt: I kërkoi gjyqtarit ta shpëtonte, por mbrojtja nuk mbërriti kurrë

Letra rrëqethëse e Arlinda Zekajt: I kërkoi gjyqtarit ta shpëtonte, por mbrojtja nuk mbërriti kurrë

November 1, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al