Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Skemë mashtrimi 700 mijë €, bllokohen llogaritë bankare të “Albavia-s” së Hasan Fizit dhe Shkëlqim Rakipajt

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Skemë mashtrimi 700 mijë €, bllokohen llogaritë bankare të “Albavia-s” së Hasan Fizit dhe Shkëlqim Rakipajt
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një ndër kompanitë kryesore në fushën e ndërtimit, “Albavia” shpk, dyshohet se është pjesë e një skeme mashtrimi financiar me rimbursimin e TVSH-së, sipas një hetimi në zhvillim të Prokurorisë së Tiranës.

Paraditen e së mërkurës, Prokuroria njoftoi se ka bllokuar llogaritë bankare të “Albavia” shpk, në pronësi të Shkëlqim Rakipaj dhe Hasan Hafizi, e cila ka fituar rreth 60 milionë euro tendera publikë në 6 vitet e fundit, sipas portalit informative “open.data”.

Kjo shoqëri, në bashkëpunim me 6 subjekte të tjera tregtare, dyshohet se kanë krijuar një skemë mashtrimi në shumën mbi 700 mijë euro.

Konkretisht bëhet fjalë për subjektet:

“OLT-FLOR” shpk –administrator, Nevruz Islami, sekuestro në vlerën – 6,479,834 lekë

“OLTI-Group” shpk – administrator, Kujtim Elqeni, sekuestro në vlerën 1,542,834 lekë

“ALBAVIA” shpk – administrator, Hasan Hafizi dhe Shkëlqim Rakipaj, sekuestro në vlerën 23,056,593 lekë (TVSH + TF)

“Kukës Chrome Minerals” shpk– administratorë, Ador Dibra, Gentian Çërraga, Petrit Koldashi, Sokol Dibra, sekuestro në vlerën 24,570,607 lekë (TVSH + TF)

“Troci 2005” shpk – administrator, Elton Troci dhe Edrion Troci, sekuestro, në vlerën 10,521,085 lekë (TVSH + TF)

“STANDART” shpk –administratorë, Demo Buci dhe Xhafer Bejko, sekuestro në vlerën 6,880,483 lekë (TVSH + TF)

Sipas organit të akuzës, këto subjekte kanë përdorur fatura fiktive me qëllim shmangjen e detyrimeve tatimore.

Sipas njoftimit zyrtar, dyshohet se kanë qenë pjesë e një skeme të organizuar, ku janë lëshuar dhe përdorur fatura për punime dhe shërbime të pa kryera realisht, me qëllim përfitimin e padrejtë të TVSH-së dhe uljen e detyrimeve fiskale.

“Nga analiza financiare rezultoi se vlera e transaksioneve të dyshuara shkon mbi 73 milionë lekë, ndërsa dëmi i mundshëm ndaj buxhetit të shtetit lidhet me mosdeklarimin dhe shmangien e pagesës së tatimeve.

Në këtë fazë të procedimit, është urdhëruar:

Sekuestrimin e llogarive bankare në disa banka të nivelit të dytë;

Bllokimin e menjëhershëm të tyre për të parandaluar lëvizjen e fondeve;

Vijimin e hetimeve për identifikimin e plotë të personave të përfshirë”,- njoftoi Prokuroria.

Hetimet vijojnë për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me TVSH” dhe “Fshehja e të ardhurave”, ndërsa nuk përjashtohet marrja e masave të tjera procedurale në vijim.

Previous Post

Sulm i dytë me armë në një shkollë në Turqi, 4 të vdekur dhe 20 të plagosur nga të shtënat

Next Post

Video-denoncimi/Reparti zjarrfikës në Lushnjë me ambiente të amortizuara, larg çdo lloj standardi dhe funksioni

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

September 9, 2026
Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

September 9, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al