Monday, November 2, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Skemë fiktive me rimbursimin e ilaçeve, Prokuroria e Tiranës firmos 8 masa sigurie, arrestohet kreu i FSDKSH

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Skemë fiktive me rimbursimin e ilaçeve, Prokuroria e Tiranës firmos 8 masa sigurie, arrestohet kreu i FSDKSH
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Tiranës ka firmosur 8 masa sigurie, për disa persona në përfshirë punonjës të FSDKSH, pasi kishin krijuar një skemë mashtrimi me ilaçe. Për drejtorin e FSDKSH, Spartak Zekja prokuroria ka caktuar masën “arrest në burg”.

Hetimet kanë nisur pas kallëzimit të shtetasit I.Sh. administrator i subjektit “Medicamenta” dhe importues ekskluziv farmaceutik i licensuar dhe kontraktuar me Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetsor, për rimbursimin e disa barnave.

Ky shtetas kallëzoi se “subjekti “CFO Pharma” dhe subjektet “Pharma Plus” dhe “Medix Albania” në bashkëpunim me nëpunës publikë të Fondit të Sigurimeve Shëndetsore kryejnë veprimtari të kundërligjshme që konsiston në veprime fiktive të shitjes dhe blerjes së produkteve “Foster” dhe “Trimboë” dhe si rrjedhojë e këtyre veprimeve/inventarëve fiktivë përfitojnë nga FSDKSH fonde rimbursime në shuma të konsiderueshme monetare.”

Administratori i subjektit “CFO Pharma” F.M., ka përdorur “Pharma Plus” dhe “Nedix Albania”, duke paraqitur të dhëna të rreme sikur ka blerë nga këto subjekte medikamente të cilat dy subjektet më lart i kanë krijuar në gjendjet e tyre të inventarit duke falsifikuar inventarin respektiv faturat e blerjes.

“Shpërndarësit “Pharma Plus” dhe “Medix Albania”, janë shpërndarës të themeluar “de fakto” nga pronari i “CFO Pharma”, të cilët kanë lidhur kontratë me FSDKSH ku kanë deklaruar shifra të fiktive të gjëndjes fillestare të inventarit, me qëllimin shitjet më pas fiktive në “CFO Pharma” e më pas në farmaci.

Subjekti “Pharma Plus” ka deklaruar 2000 kuti “Foster” dhe 1107 kuti “Trimboë” në vlerë 10 milion lekë të reja, pa asnjë blerje. Subjekti “Medix Albania” ka deklaruar 4000 kuti “Foster” dhe 11 500 kuti “Trimboë”, në vlerë 60 milionë lekë, pa asnjë blerje.

Fakti, i miratimit të këtyre inventareve fiktive si dhe lidhja e kontratave të këtyre subjekteve nga zyrtarë të FSDKSH tregon qartë përfshirjen e zyrtarve të Fondit si pjesë e kësaj skeme. Shitjet fiktive të “Pharma Plus” dhe “Medix Albania” janë bërë drejt “CFO Pharma” e cila ka lëshuar fatura fiktive drejt disa farmacive.

Gjithashtu bazuar në veprimet hetimore të kryera deri më tani në funksion të këtij procedimi penal, ka dyshime që shtetasi S.Z. Drejtor i FSDKSH, ka konsumuar elementët e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave” i parashikuar nga neni 186/3 i Kodit Penal. Konkretisht personi nën hetim në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Fondit ka nënshkruar Kontratë “Për Qarkullimin e Barnave të Listës së Barnave që rimbursohen Nga Shpërndarësi Farmaceutik”, ndërmjet Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe Shpërndarësit Farmaceutik “Pharma Plus”. Po kështu, edhe punonjëset e FSDKSH, shtetaset R. A., Z.M. dhe E. Gj., kanë konsumuar elementët e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave” të parashikuar nga neni 186/3 i Kodi Penal. Këto shtetase duhet të kontrollonin fizikisht medikamentet që kishte përshkruar në listën e inventarit, administratorja e subjektit “Nedix Albania’ e hetuara L. B. Nga kontrolli i kryer dhe verifikimi i medikamenteve në magazinën e “Nedix Albania”, këto shtetase kanë evidentuar sipas tyre, se në magazinën e subjektit ndodhej sasia prej 4.000 kuti medikament i llojit “Foster””, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Masta e lëshuara:

A.Z. – “Falsifikimi i dokumenteve” në bashkëpunim, “Fshehja e të ardhurave”; Ndalim daljeje jashtë shtetit, detyrim paraqitje në polici gjyqësore.

J.B. – “Falsifikimi i dokumenteve” në bashkëpunim; Ndalim daljeje jashtë shtetit, detyrim paraqitje.

L.B. – “Falsifikimi i dokumenteve” në bashkëpunim, “Fshehja e të ardhurave”; Ndalim daljeje jashtë shtetit, detyrim paraqitje.

F.M. – “Falsifikimi i dokumenteve” në bashkëpunim, “Fshehja e të ardhurave”; Arrest në burg. Shpallur në kërkim.

S.Z. – “Falsifikimi i dokumenteve” (neni 186/3 K.P.); Arrest në burg.

Z.M. – “Falsifikimi i dokumenteve”; Ndalim daljeje jashtë shtetit, pezullim nga detyra publike.

E.Gj. – “Falsifikimi i dokumenteve”; Ndalim daljeje jashtë shtetit, pezullim nga detyra publike.

R.A. – “Falsifikimi i dokumenteve” (neni 186/3 K.P.); Detyrim paraqitje në polici gjyqësore.

Previous Post

OECD: Shqipëria ka numrin më të madh të emigrantëve në raport me popullsinë

Next Post

Inceneratori i Tiranës, SPAK kërkon 5 vite burg për Alqi Bllakon

Next Post
Inceneratori i Tiranës, SPAK kërkon 5 vite burg për Alqi Bllakon

Inceneratori i Tiranës, SPAK kërkon 5 vite burg për Alqi Bllakon

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

October 24, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Celibashi kërkon gjoba për 13 parti politike, shkelje në deklarimin e financave të fushatës së 11 majit

Celibashi kërkon gjoba për 13 parti politike, shkelje në deklarimin e financave të fushatës së 11 majit

November 2, 2026
Dita e 21 e protestës, të rinjtë në universitete u bëjnë thirrje studentëve t’i bashkohen lëvizjes

Dita e 21 e protestës, të rinjtë në universitete u bëjnë thirrje studentëve t’i bashkohen lëvizjes

November 2, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al