Saturday, May 24, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Skema e korrupsionit / Dritan Agolli i dha tendera, Bashkim Ulaj i dha zyra për bizneset e gruas dhe djalit

Editor by Editor
January 15, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Skema e korrupsionit / Dritan Agolli i dha tendera, Bashkim Ulaj i dha zyra për bizneset e gruas dhe djalit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli dhe oligarku Bashkim Ulaj janë përfshirë në një skemë korrupsioni me paratë publike. Dritan Agolli i ka dhënë kompanisë Gener 2 miliona euro tendera publikë. Në këmbim, bashkëshortja dhe djali i Dritan Agollit, Rovena dhe Flladi Agolli, kanë marrë zyra dhe apartamente te kullat në digën e liqenit, të ndërtuar nga firma “Gener 2” e Bashkim Ulajt. Në këtë firmë ka qenë i punësuar edhe Dritan Agolli për një kohë të gjatë, teksa “Gener 2” rezulton përfituesi më i madh i fondeve publike.

Rrethanat faktike

Në janar të vitit 2019, Edi Rama emëroi Dritan Agollin drejtor të përgjithshëm të Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Ky fond tenderon në vit rreth 250 milionë euro. Në 10 dhjetor të vitit 2020, Fondi Shqiptar i Zhvillimit me në krye Dritan Agollin shpall fituese kompaninë Gener 2 të Bashkim Ulajt për tenderin ‘Rikualifikimi urban pranë qendrës së qytetit Vlorë, Zona A drejtimi i kullës së Sahatit, Kulla e Sahatit dhe Sheshi i Flamurit’, me vlerë rreth 7 milionë euro.

Tre vjet më vonë, në dhjetor 2023, bashkëshortja e Dritan Agollit, Rovena Agolli, themelon kompaninë Agolli Audit & Consulting, me nipt M32405037S Emri i Subjektit: Agolli Audit & Consulting, me objekt auditim ligjor dhe joligjor të pasqyrave financiare për Institucione me interes publik, OJF, shoqëri tregtare, mbajtja e llogarive kontabël etj. Zyrat e kësaj kompanie rezultojnë pikërisht te kullat e Bashkim Ulajt, te diga e Liqenit në Tiranë. Bëhet fjalë për zyra luksoze, qiraja e të cilave kushton mijëra euro në muaj.

“Biznesmeni” Tan Agolli po e kthen FSHZH-në në funksion

Faksimile: Bashkëshortja Dritan Agollit ka marrë zyra te pallatet e “Gener 2”

Ky nuk është episodi i vetëm. Në qershor të vitit 2020, djali i Dritan Agollit, Flladi Agolli, themelon kompaninë HMS, me adresë “Rruga e Kosovarëve, kompleksi rezidencial ‘Lake View’, ap. B202/2”, pra te kullat e Bashkim Ulajt. Kjo firmë ka si veprimtari menaxhimin e ambienteve publike dhe private, komplekseve turistike, pushuese dhe banimi. Madje, edhe administrim të sipërfaqeve publike dhe private ranore, plazhe dhe çdo shërbim i lidhur ngushtësisht me to.

Tre muaj më pas, në shtator 2020, Fondi Shqiptar i Zhvillimit me në krye Dritan Agollin ka shpallur fituese kompaninë Gener 2 të oligarkut Bashkim Ulajt për tenderin me objekt ‘Ndërtimi i Rrjetit Rrugor dhe Infrastrukturës Urbane të Zonës 1, Njësia Administrative Thumane”, Njësia Administrative Thumane, Bashkia Krujë’, me vlerë rreth 5 milionë euro.

Skema e korrupsionit është e qartë. Dritan Agolli ka punuar më parë për kompaninë e Bashkim Ulajt. Pasi Agolli bëhet drejtor i Fondit Shqiptar të Zhvillimit i jep Bashkim Ulajt 12 milionë euro tendera. Nga ana e tij, Bashkim Ulaj i jep zyra Dritan Agollit për bizneset e gruas dhe të djalit, Rovena dhe Flladi Agolli.

Qoka për djalin dhe gruan me fondet publike

Flladi Agolli, djali i Dritan Agolli është pronar i një biznesi në Hamallaj, restorant.

“Biznesmeni” Tan Agolli po e kthen FSHZH-në në funksion

Në foto: Restoranti i Flladi Agollit në Hamallaj. Në vitin 2023 ka dalë me humbje!

Nga të dhënat rezulton se kjo firmë, bashkë me restorantin “BEDOUIN”, janë në funksion të shfrytëzimit të një sipërfaqeje në plazhin e Hamallajt. Por, në bilancet e publikuara, rezulton se restoranti doli me humbje në vitin 2023! Një paradoks i madh, pasi është një nga vendet më luksoze dhe të shtrenjta në Hamallaj. Ndërkohë, firma HMS i doli me një fitim 2.3 milionë Agollit.

Sipas të dhënave në QKB, “BEDOUIN” ka dy vende të ushtrimit të aktivitetit, e para në Hamallaj në kompleksin “Vala Mar” dhe e dyta në rezidencën “Longhill”, Tiranë. Dy prej rezidencave luksoze, të cilat rrugët apo gjithçka tjetër po e bën Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Nga njëra anë babai jep miliona euro në shërbim të këtyre resorteve, nga ana tjetër djali zhvillon aktivitetet e biznesit në këto ambiente, teksa gruaja e tij bën bilance ligjore dhe jo ligjore!

“Biznesmeni” Tan Agolli po e kthen FSHZH-në në funksion

Faksimile: Gruaja e Dritan Agollit është bashkëpronare në një firmë me gruan e Dashamir Pezës

Ndërkohë, biznesi i parë që ka pasur familja Agolli ka qenë “FASHION SILOUHETTE”, një biznes i ndarë me 50 % të aksioneve nga Rovena Agolli dhe 50 % nga Entela Peza, bashkëshortja e ish-deputetit të Partisë Socialiste, Dashamir Peza. Objekti i biznesit është tregti me shumicë e pakicë, import-eksport të materialeve industriale, ushqimore dhe makinerive në fushën e ndërtimit, agjenci turistike, hoteleri, bar, kafe etj.

Nisur nga bizneset e familjes, s’do mend që dy tenderët e FSHZH-së për të bërë restorante të kenë pasur ndikim. Fondi po bën me paratë e shtetit një restorant në zonën e Petrelës. Ndërkohë, FSHZH shpalli tenderin me vlerë 2 milionë euro për bare, restorante brenda Zonës së Mbrojtur të llixhave të Bënjës. Në atë vend bëri punime sporadike firma “Fusha”, të cilat po “mbulohen” nga fondi i majmë i akorduar nga Dritan Agolli.

Të dhënat flasin se Fondi është kthyer në një “qokë” të madhe për familjen apo edhe për disa biznese të lidhur ngushtë me to./PRAPASKENA

Previous Post

Vrasja e Ramazan Matajt, ngujohet familja e viktimës, i trembet gjakmarrjes

Next Post

Tiranë/ Efektivi i policisë bie nga pallati, dërgohet me urgjencë në spital

Next Post
Tiranë/ Efektivi i policisë bie nga pallati, dërgohet me urgjencë në spital

Tiranë/ Efektivi i policisë bie nga pallati, dërgohet me urgjencë në spital

“Mbreti i Durrësit”, kush është Xhevdet Troplini , Poja që Berisha thotë se Rama ia çoi Veliajt në qeli
AKTUALITET

“Mbreti i Durrësit”, kush është Xhevdet Troplini , Poja që Berisha thotë se Rama ia çoi Veliajt në qeli

by Editor
March 7, 2025
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një deklaratë të fortë gjatë një konference për mediat, duke akuzuar Ministrin...

Read moreDetails
Ekskluzive/ Momenti i vrasjes së 29-vjeçarit Ermir Dedja (VIDEO)

Ekskluzive/ Momenti i vrasjes së 29-vjeçarit Ermir Dedja (VIDEO)

May 20, 2025

Të shtëna me armë në Tiranë/ Plagoset një person tek Komuna e Parisit

May 18, 2025
URGJENTE/ KUJDES NGA UBA Bank: Mungesë transparence dhe sigurie në pagesat online

URGJENTE/ KUJDES NGA UBA Bank: Mungesë transparence dhe sigurie në pagesat online

May 22, 2025
Eurovision 2025: Votat e Publikut – Shqipëria në vendin e…

Eurovision 2025: Votat e Publikut – Shqipëria në vendin e…

May 18, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Skandali në Gramsh / Fëmijët e kopshtit u helmuan nga salmonela, dyshohet për 70 të infektuar

Skandali në Gramsh / Fëmijët e kopshtit u helmuan nga salmonela, dyshohet për 70 të infektuar

May 24, 2025
Ekskluzive/ 63-vjeçari ndërroi jetë pas ndërhyrjes, klinika Dental Helth: Kishte disa sëmundje shoqëruese, nuk i deklaroi

Ekskluzive/ 63-vjeçari ndërroi jetë pas ndërhyrjes, klinika Dental Helth: Kishte disa sëmundje shoqëruese, nuk i deklaroi

May 24, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al