Friday, July 4, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Skema Celibashi: 439 mijë euro tender për IT-në e KQZ-së

Editor by Editor
July 3, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Skema Celibashi: 439 mijë euro tender për IT-në e KQZ-së
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në heshtje të plotë dhe larg syrit të publikut, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nën drejtimin e Ilirian Celibashit, ka shpallur një tender me vlerë 42,972,173 lekë pa TVSH, ose rreth 439 mijë euro, për “mirëmbajtjen e moduleve ekzistuese të sistemit informatik të KQZ-së”.

Por ajo që bie në sy nuk është vetëm fondi i lartë dhe afati 36-mujor i kontratës, por kompania fituese  e paracaktuar përmes manipulimit me sistemin e pikëve – që rezulton e lidhur drejtpërdrejt me familjen e kryebashkiakes së Durrësit, Emiriana Sako.

Kompania e shpallur fituese: WOLF TECHNOLOGIES

Sipas të dhënave nga OpenCorporates.al:

  • Emri i kompanisë: Wolf Technologies
  • NIPT: M21622007Q
  • Administrator: Anxhelo Sako
  • Data e regjistrimit: 2021
  • Objekti: zhvillim aplikacionesh softuerike dhe shërbime IT

Kompania është themeluar vetëm 2 vite më parë, me një histori minimale në treg, por tashmë përfiton një nga kontratat më strategjike të KQZ-së. Administrator i kompanisë është Anxhelo Sako, që sipas burimeve të Publik.al është i afërm i kryebashkiakes së Durrësit, Emiriana Sako, një emër i rëndësishëm në strukturën e Partisë Socialiste dhe e besuar e kryeministrit Rama në pushtetin vendor.

Si po trukohet tenderi nga Celibashi?

Zgjidhet sistemi i pikëve, jo oferta më e ulët, një skemë klasike për të përjashtuar konkurrencën reale.

  • Kriteret teknike të tenderit janë përshkruar në mënyrë të tillë që vetëm një firmë me njohje paraprake të moduleve ekzistuese të KQZ-së mund të merrte pikët maksimale.
  • Afati 36-mujor dhe ndarja në 4 vite buxhetore e bën kontratën afatgjatë dhe të sigurt financiarisht për përfituesin.

 

Favori familjar i radhës në administratën publike

Tenderi i KQZ-së, një institucion që duhet të garantojë besueshmëri dhe neutralitet, po rezulton një tjetër skemë klienteliste dhe korrupsioni i sofistikuar, ku paratë publike kalojnë në llogaritë e familjarëve të pushtetit.

Kjo praktikë e kalimit të kontratave strategjike në duart e njerëzve të lidhur me politikën është shndërruar në normë – veçse këtë herë është përfshirë drejtëpërdrejt një institucion zgjedhor, çka e bën rastin shumë më të rëndë politikisht dhe penal.

Skema  e Celibashit  80 milionë lekë të vjetra për hosting-un e faqes së KQZ-së

Pasi ka shpenzuar qindra mijëra euro për tendera me pikëzim të dyshimtë, Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi është gati të shpallë edhe një tjetër kontratë të madhe me elementë të qartë klientelizmi.

Burime pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve thonë  skemq Celibashi po e përdoret  sërish, këtë herë për shërbimin e hostimit të faqes zyrtare të institucionit, me një vlerë të përllogaritur 8.119.870 lekë të reja, ose mbi 80 milionë lekë të vjetra.

Sipas të dhënave zyrtare, tenderi i ri është shpallur me REF-52248-06-24-2025 dhe është klasifikuar si “Marrëveshje Kuadër me një operator ekonomik”, një formulë që mundëson shtesa të mëvonshme fondesh dhe zgjatje kontrate pa garë të re.

Afati përfundimtar i dorëzimit të ofertave është 7 korrik 2025, ndërkohë që, sipas gojëve të liga brenda KQZ-së, fituesi është paracaktuar: kompania ONE Albania.

Një model që përsëritet: “gara” që vendoset paraprakisht

Njësoj  ky proces po zhvillohet me:

  • Pikëzim subjektiv, që skualifikon automatikisht operatorët më konkurrues financiarisht;
  • Vlerë të fryrë, në raport me koston reale të shërbimit të hostimit në tregun privat;
  • Kohëzgjatje të papërcaktuar qartë, që hap mundësinë e faturave të reja në të ardhmen;
  • Transparencë minimale për kriteret e vlerësimit të ofertave.

Në dokumentet zyrtare nuk jepen argumente teknike që të justifikojnë pse KQZ ka vendosur të paguajë një shumë kaq të madhe për hostimin e një faqeje publike, e cila edhe në variantin më të avancuar nuk do të kërkonte investime të tilla.

Të dhënat e tenderit (burimi: sistemi i prokurimeve)

  • Objekti: Shërbimin e hostimit të faqes zyrtare të KQZ-së
  • Data e hapjes së tenderit: 25.06.2025
  • Afati i fundit për ofertat: 07.07.2025, ora 11:00
  • Vlera e përllogaritur: 8.119.870 lekë
  • Kodi CPV: 72415000-2
  • Tipi i kontratës: Shërbime
  • Autoritet kontraktues: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Një tjetër kontratë për të njëjtët klientë politikë?

Burime të mirëinformuara shprehen për Publik.al se ky tender është pjesë e të njëjtës filozofi: të mbajturit e kontrolleve financiare në pak duar, duke përdorur sistemin e pikëve për të justifikuar eliminimin e ofertave më të lira.

Në këtë rast, thuhet se Celibashi ka marrë garanci se kompania ONE Albania do të shpallet fituese, për shkak të lidhjeve që kjo kompani ka kultivuar ndër vite me pushtetin qendror dhe një pjesë të drejtuesve teknikë të KQZ-së.

Nëse ky informacion verifikohet, bëhet fjalë për një tjetër akt të rëndë të shpërdorimit të fondeve publike, për të cilin Prokuroria duhet të nisë hetim menjëherë.

Publik.al mbetet në terren për të ndjekur procesin deri në shpalljen e fituesit më 7 korrik 2025, duke evidentuar të gjitha anomalitë që mund të faktojnë një skemë të përgatitur që në nisje.

Publikuar nga Publik Media

Tags: hetimeKQZnisin hetimettender
Previous Post

Berisha: Faktet e farsës së 11 majit në OSBE, detyrim ndaj qytetarëve shqiptarë

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine
AKTUALITET

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

by Editor
July 1, 2025
0

  Dy personazhe të panjohur, njëri prej të cilëve i skeduar si distributor kokaine, qëndrojnë pas një perandorie financiare, të...

Read moreDetails
Goli 500 mijë euro që i “hëngri kokën” Myzyrit/ Si u favorizua AEK Munella-Drini 1, në kontratën 2 milionë euro nga KPP

Goli 500 mijë euro që i “hëngri kokën” Myzyrit/ Si u favorizua AEK Munella-Drini 1, në kontratën 2 milionë euro nga KPP

June 25, 2025
Nis çmontimi i basteve sportive të paligjshme? Arrestohet Lendi Palaj , i portretizuar si truri i pikave 333 dhe CR7

Nis çmontimi i basteve sportive të paligjshme? Arrestohet Lendi Palaj , i portretizuar si truri i pikave 333 dhe CR7

June 30, 2025
Banda e Ylli Carës merr peng dhe masakron faturisten e OSHEE Rubena Hasa, Proda ‘i rregullon’ letrat, fshihet edhe atentati i Arnold Carës

Banda e Ylli Carës merr peng dhe masakron faturisten e OSHEE Rubena Hasa, Proda ‘i rregullon’ letrat, fshihet edhe atentati i Arnold Carës

June 23, 2025
Skandali/ Vëllai i Termet Peçit, zapton plazhin publik në Porto Palermo

Skandali/ Vëllai i Termet Peçit, zapton plazhin publik në Porto Palermo

June 30, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Skema Celibashi: 439 mijë euro tender për IT-në e KQZ-së

Skema Celibashi: 439 mijë euro tender për IT-në e KQZ-së

July 3, 2025
Berisha: Faktet e farsës së 11 majit në OSBE, detyrim ndaj qytetarëve shqiptarë

Berisha: Faktet e farsës së 11 majit në OSBE, detyrim ndaj qytetarëve shqiptarë

July 3, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al