Friday, November 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Skandali/ Vëllai i Gjiknurit fitoi tenderin 220 mijë euro, platforma e regjistrimit në çerdhe nuk punon

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Skandali/ Vëllai i Gjiknurit fitoi tenderin 220 mijë euro, platforma e regjistrimit në çerdhe nuk punon
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Skandal në Bashkinë Tiranë: Platforma e çerdheve e firmës së vëllait të Damian Gjiknurit merr 220 mijë euro, dështon për më shumë se një muaj dhe vijon të paguhet për mirëmbajtje

Një investigim i Publik.al zbulon se Bashkia Tiranë ka paguar 22.2 milionë lekë të reja (rreth 220 mijë euro) kompanisë KREATX sh.p.k., ku ortak me 30% të kapitalit është Panajot Gjiknuri, vëllai i ish- ministrit  Damian Gjiknuri, për krijimin e platformës online të regjistrimit të fëmijëve në çerdhe dhe kopshte.

Sipas të dhënave të publikuara në Open Spending Albania, pagesat janë kryer në 7 transaksione gjatë muajve maj–qershor 2025, për projektin dhe implementimin e platformës e-femijet.tirana.al.

Por, siç provojnë pamjet dhe raportimet, sistemi ka qenë jo-funksional për mbi një muaj nga momenti i prezantimit, duke sjellë kaos dhe panik te prindërit që prisnin të regjistronin fëmijët.

Kronologjia e pagesave nga Bashkia Tiranë për KREATX

  1. 27 Maj 2025 – 120,000 lekë
    • Shpenzime për mirëmbajtje platforme dhe shërbime teknike specifike.
  2. 27 Maj 2025 – 120,000 lekë
    • Mirëmbajtje dhe përshtatje e aplikacionit online.
  3. 28 Maj 2025 – 120,000 lekë
    • Shpenzime për shërbime teknike dhe përditësime të platformës.
  4. 28 Maj 2025 – 120,000 lekë
    • Shpenzime për mirëmbajtje të vazhdueshme të sistemit.
  5. 28 Maj 2025 – 200,000 lekë
    • Shpenzime për mirëmbajtje të sistemit dhe mbështetje teknike.
  6. 29 Maj 2025 – 21,620,000 lekë
    • Pagesa kryesore për projektin “Platforma e aplikimit online për regjistrim në çerdhe dhe kopshte”.
  7. 03 Qershor 2025 – 1,000,000 lekë
    • Mirëmbajtje platforme pas dorëzimit, ndonëse sistemi nuk funksionon.

Totali i paguar: 22,200,000 lekë (rreth 220 mijë euro).

Periudha e pagesave: 27 Maj 2025 – 03 Qershor 2025.

Një platformë e bllokuar me mesazhin “SSL Handshake Failed”  

Në periudhën më kritike të regjistrimeve, faqja zyrtare e platformës jepte gabimin SSL Handshake Failed (Error Code 525), çka e bënte të pamundur hyrjen për aplikim. Prindërit u detyruan të shkonin fizikisht pranë zyrave të administratës, duke krijuar radhë të gjata dhe procedura të ngadalta.

Në vend që Bashkia të pezullonte pagesat ose të kërkonte penalitete për mosfunksionimin e shërbimit, transaksionet kanë vijuar, përfshirë edhe 1 milion lekë të tjera për mirëmbajtje, ndonëse platforma ende nuk funksionon siç duhet.

Lidhje politike dhe dyshime për klientelizëm

Ekstrakti historik i QKB-së konfirmon se Panajot Gjiknuri zotëron 10,020,000 lekë kapital (30% të aksioneve) në KREATX sh.p.k. Dy ortakët e tjerë, Enor Nakuci dhe Lejdi Koçi, kanë nga 35% secili. Përfshirja e vëllait të një ministri të qeverisë në një kontratë të majme publike, të dhënë nga një bashki e drejtuar nga e njëjta forcë politike, ngre pikëpyetje serioze mbi procedurat e prokurimit dhe mundësinë e favorizimit.

Mungesë transparence dhe përgjegjësie

Bashkia Tiranë nuk ka bërë publik asnjë raport teknik për arsyet e mosfunksionimit të platformës dhe as nuk ka deklaruar nëse është kërkuar kompensim për dëmin e shkaktuar. Qytetarët kanë mbetur peng i një projekti të dështuar, që përveç parave publike ka konsumuar kohën, durimin dhe energjinë e tyre.

Ky është një shembull tipik i “kontratave miqësore”, ku shuma të mëdha paguhen për shërbime që nuk dorëzohen sipas standardeve, ndërsa mungesa e kontrollit dhe llogaridhënies e bën të mundur që pagesat të vazhdojnë edhe në mes të një dështimi të hapur teknik./ Publik Media

Previous Post

Shqipëria në flakë/ Bilanci: Mbi 1100 forca operacionale në terren, 29 vatra aktive zjarri

Next Post

Ekskluzive/ Mbi 2000 kroatë në “Air Albania” sonte, sektori mik “Sold Out”

Next Post
Ekskluzive/ Mbi 2000 kroatë në “Air Albania” sonte, sektori mik “Sold Out”

Ekskluzive/ Mbi 2000 kroatë në "Air Albania" sonte, sektori mik "Sold Out"

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026
Ambasadorja e Holandës në Shqipëri: Dhuna në protesta na ka shokuar!

Ambasadorja e Holandës në Shqipëri: Dhuna në protesta na ka shokuar!

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al