Një operacion i gjerë antidrogë i Policisë së Tiranës ka çuar në arrestimin e 22 personave, të dyshuar si pjesë e një grupi kriminal të strukturuar për trafikun e lëndëve narkotike. Aksioni ka shkaktuar tronditje të fortë institucionale, pasi mes të arrestuarve dhe personave nën hetim rezultojnë punonjës dhe drejtues të kompanisë telefonike ONE Albania.
Sipas burimeve zyrtare, në pranga kanë rënë edhe:
- Erald Sina, Drejtues i Departamentit të Zyrave dhe Pasurisë në ONE Albania
- Artan Pullazi, Team Leader në ONE Albania
Përfshirja e emrave me pozicione drejtuese në një kompani të madhe private ka ngritur pikëpyetje serioze mbi standardet e kontrollit dhe integritetin institucional, duke e vendosur ONE Albania në qendër të vëmendjes mediatike.
HETIM PARALEL PËR FSHEHJEN E NJË SULMI NË KOMPANINË “ONE”
Paralelisht me operacionin antidrogë, organet e hetimit kanë vënë nën hetim tetë persona për fshehjen e një sulmi të ndodhur në ambientet e kompanisë telefonike “ONE”. Shtatë prej tyre janë punonjës të sigurisë – si të brendshme të kompanisë ONE, ashtu edhe të shoqërisë së kontraktuar për sigurinë, “Nazeri 2000”./INFONEWS
One Albania çerdhe droge, arrestohen dy drejtorët shpërndarës








