Monday, June 16, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Skandali i mikrokredive shumë shpejt me fajtor, “kioskat” MCA, Final, Kredo Finance, IUTE Credit etj., që u morën shpirtin shqiptarëve me bekimin e BSH

Editor by Editor
June 16, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Skandali i mikrokredive shumë shpejt me fajtor, “kioskat” MCA, Final, Kredo Finance, IUTE Credit etj., që u morën shpirtin shqiptarëve me bekimin e BSH
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Skandali i mikrokredive drejt zbardhjes: Kioskat financiare që morën në qafë qindra mijëra shqiptarë, së shpejti përballë drejtësisë

Një nga skandalet më të rënda financiare të viteve të fundit në Shqipëri po shkon drejt zbardhjes. Hetimet për skemën abuzive të mikrokredive, ku me mijëra qytetarë humbën prona, llogari bankare e të drejta ligjore për një borxh të vogël, po afrojnë fazën përfundimtare në SPAK.

Zëri.ai raporton se shumë shpejt pritet të ketë të pandehur të qartë dhe dosje të referuara në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Në qendër të skandalit që ka lënë pasoja të rënda sociale dhe ekonomike për më shumë se 100 mijë qytetarë shqiptarë qëndrojnë një numër kompanish mikrofinanciare: MCA, Final, Kredo Finance , Iute Credit , Tranzit, etj.

Të quajtura nga qytetarët si “kioskat e borxheve”, këto kompani ndërtuan një skemë që për shumëkënd u shndërrua në një formë moderne të fajdes së organizuar, me mbështetje institucionale dhe indiferencë të shtetit për vite me radhë.

Në listën e personave të marrë në pyetje nga SPAK për këtë çështje përfshihen zyrtarë të lartë, mes tyre guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko dhe ish-rektori i Universitetit të Tiranës Dhori Kule, që kanë dëshmuar për hetimet e thelluara. Prokurorja Dorina Bejko është duke ndjekur një pjesë të hetimit që lidhet me përfshirjen e Bankës Qendrore dhe përgjegjësinë e saj institucionale në monitorimin e tregut të mikrokredive.

Ndërkohë, një tjetër pistë e hetimit, e drejtuar nga prokurori Edvin Kondili, përfshin kallëzimin e ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja kundër MCA të Olsi Ibros dhe Final të Arben Meskutit.

Sipas të dhënave të siguruara nga grupet e hetimit, kompanitë MCA dhe Final kanë blerë mbi 54 mijë kredi të këqija nga bankat e nivelit të dytë, ndërsa një tjetër 50 mijë kredi i janë shitur atyre nga kompania Iute Credit.

Kjo skemë e transferimit të borxheve, shpesh pa dijeninë dhe pa dakordësinë e qytetarëve, përfundoi me urdhra sekuestrimi masivë ndaj banesave, truallit apo llogarive bankare, duke krijuar një spirale pasojash që përfshiu gati 300 mijë vetë, përfshirë borxhlinjtë, dorëzanët dhe familjarët e tyre.

Shembujt janë tronditës: Kurt Hysa dhe Irma Hysa nga Dibra humbën arën prej 1560 m2 për një kredi konsumatore tek NOA, ndërsa Klarida dhe Gramos Tahiri në Vlorë humbën apartamentin për një borxh të vogël, me proces të përshpejtuar dhe pa mbrojtje ligjore të plotë.

Gjithçka u realizua me mbështetjen e përmbaruesve të caktuar, mes të cilëve përmenden emra si Fatos Alimadhi, Lefter Canaj dhe Altin Vako, të cilët firmosën mijëra urdhra sekuestroje.

Pavarësisht denoncimeve të shumta që nisën që prej vitit 2018, as Banka e Shqipërisë, as Prokuroria, as gjykatat nuk ndërhynë për të frenuar rritjen e kësaj skeme që mori përmasa të një piramide të heshtur.

Për vite me radhë, këto kompani ndërtonin dosje fiktive, mbledhin borxhe të pavërtetuara, vendosnin penalitete arbitrare dhe ushtronin presion psikologjik dhe publik ndaj qytetarëve.

Në prill 2024, Prokuroria e Tiranës urdhëroi sekuestrimin e MCA dhe Final, ndërsa hetimi për pastrim parash është ende në zhvillim. Por është SPAK që pritet të japë goditjen vendimtare ndaj këtij sistemi mashtrues që grabiti shqiptarët për vite me radhë.

Dosjet janë drejt finalizimit dhe publiku pret që për herë të parë të shohë drejtësinë të veprojë ndaj një krimi financiar me përmasa kaq të mëdha.

Pyetja që mbetet është:  Përveç Kredo Finance, MCA, Final, Gent Sejko , IUTE Credit NOA etj, a do të shkojnë përballë drejtësisë edhe zyrtarët që lejuan ngritjen e kësaj perandorie borxhesh?       /skyweb.al

Tags: Iute CreditMCA
Previous Post

Arbian Mazniku është ministri nën hetim nga SPAK, BKH i kontrolloi banesën

Next Post

Kulla 19 kate e “Union Bank” devijon rrugën në hyrje të “Ali Demit” dhe uzurpon Shkollën “1 Maji”!

Next Post
Kulla 19 kate e “Union Bank” devijon rrugën në hyrje të “Ali Demit” dhe uzurpon Shkollën “1 Maji”!

Kulla 19 kate e “Union Bank” devijon rrugën në hyrje të “Ali Demit” dhe uzurpon Shkollën “1 Maji”!

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare
AKTUALITET

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare

by Editor
June 5, 2025
0

Dosja e SPAK për korrupsionin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit vizaton LSI-në si një repart korrupsioni dhe plaçkitje me...

Read moreDetails
VIDEO/ Publikohen pamjet e vrasjes së Martin Canit, autori vrapon me thikë në dorë

VIDEO/ Publikohen pamjet e vrasjes së Martin Canit, autori vrapon me thikë në dorë

June 10, 2025
Ekskluzive/ Çfarë ndodhi në burg?! Kush ia theu këmbën Roven Zerkës?!

Ekskluzive/ Çfarë ndodhi në burg?! Kush ia theu këmbën Roven Zerkës?!

June 9, 2025
Emri/ Kapet me armë dhe kokainë i forti tjetër i Myslym Shyrit

Emri/ Kapet me armë dhe kokainë i forti tjetër i Myslym Shyrit

June 14, 2025
Tjetër SKANDAL! Avion me probleme teknike, Wizz Air mban “peng” 30 orë pasagjerët

Tjetër SKANDAL! Avion me probleme teknike, Wizz Air mban “peng” 30 orë pasagjerët

June 14, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Jeta juaj është në rrezik!” Izraeli paralajmëron banorët e lagjes më të pasur në Teheran: Largohuni, do sulmojmë!

“Jeta juaj është në rrezik!” Izraeli paralajmëron banorët e lagjes më të pasur në Teheran: Largohuni, do sulmojmë!

June 16, 2025
Denoncimi: Magazinerët e Salillarit bëhen si me magji nga Rama, pronarë parqesh fotovoltaike dhe koncensionarësh, SPAK nuk i sheh

Denoncimi: Magazinerët e Salillarit bëhen si me magji nga Rama, pronarë parqesh fotovoltaike dhe koncensionarësh, SPAK nuk i sheh

June 16, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al