Një skandal është regjistruar ditën e sotme në Burrel, ku është zhvilluar ndeshja mes Burrelit dhe Laçit, e vlefshme për Kategorinë e Parë.
Burime të konfirmuara për Maska.al bëjnë me dije se takimi dyshohet të ketë qenë i paracaktuar, madje edhe rezultati përfundimtar 1-2 në favor të Laçit.
Dyshime për trukim ka edhe për ndeshjen tjetër të Kategorisë së Parë mes Kastriotit dhe Pogradecit.
Sipas burimeve, të dyja takimet janë hequr nga kompanitë e basteve sportive në botë, çka shton më tej dyshimet për parregullsi.








