Friday, November 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Skandal në Bashkinë Himarë/ U skualifikuan të gjithë konkurrentët për t’i hapur rrugën fituesit të paracaktuar? Tenderi i rrugës në Lukovë ngre dyshime të forta për favorizim

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Skandal në Bashkinë Himarë/ U skualifikuan të gjithë konkurrentët për t’i hapur rrugën fituesit të paracaktuar? Tenderi i rrugës në Lukovë ngre dyshime të forta për favorizim
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter
Një tjetër tender i dyshimtë në Bashkia Himarë po ngre pikëpyetje serioze për mënyrën se si po shpërndahen fondet publike. Bëhet fjalë për procedurën me objekt “Rikonstruksioni i rrugës Shën e Premtja Lukovë”, me fond limit 8.3 milionë lekë, ku fitues është shpallur NIKA SHPK me ofertë 7.7 milionë lekë pa TVSH.
Por ajo që e bën këtë tender të dyshimtë është fakti se janë skualifikuar të gjithë operatorët konkurrues, duke lënë në garë vetëm kompaninë fituese. Në procedurë morën pjesë katër kompani: JODY-KOMPANY SHPK, FLED SHPK, NIKA SHPK dhe APIS CONSTRUCTION SHPK. Në fund, të gjitha ofertat u eliminuan përveç “NIKA”-s.
Dyshimet shtohen edhe më shumë nga fakti se është skualifikuar oferta me vlerën më të ulët, një praktikë që prej vitesh është kthyer në skemën klasike të tenderëve të paracaktuar. Fillimisht futen disa operatorë në garë për të krijuar idenë e konkurrencës, më pas eliminohen me kritere teknike apo dokumentare, ndërsa fituesi mbetet i vetëm në tavolinë.
Procedura “e hapur e thjeshtuar” po përdoret gjithnjë e më shpesh nga pushteti vendor për të kaluar fonde publike me garë minimale dhe transparencë të dyshimtë. Në këtë rast, tenderi u shpall më 24 dhjetor 2025 dhe dokumentet u dorëzuan më 5 janar 2026, një periudhë festive ku pjesëmarrja reale dhe konkurrenca efektive kufizohen ndjeshëm.
Pyetja që shtrohet është: pse u skualifikuan të gjithë operatorët e tjerë? Cilat ishin arsyet konkrete? A kemi të bëjmë me shkelje të barazisë në tenderim dhe favorizim të një kompanie të paracaktuar?
Në çdo shtet normal, kur eliminohen të gjithë konkurrentët dhe mbetet vetëm fituesi, institucionet e kontrollit do të nisnin menjëherë verifikimet për manipulim të procedurës. Sepse kur gara zhduket, zhduket edhe besimi se fondet publike po administrohen në interes të qytetarëve dhe jo të klientëve të pushtetit./timoni
Tags: dyshime të forta për favorizimFLED SHPKJODY-KOMPANY SHPKNIKA SHPK dhe APIS CONSTRUCTION SHPKSkandal në Bashkinë Himarëskualifikuan të gjithë konkurrentëtTenderi i rrugës në Lukovë
Previous Post

Shqipëria, ndër vendet me numrin më të lartë të të burgosurve në Europë, por më i ulëti për gratë

Next Post

Vaji i ullirit në Mallakastër mbetet stok, kultivuesit: Do t’i presim pemët

Next Post
Vaji i ullirit në Mallakastër mbetet stok, kultivuesit: Do t’i presim pemët

Vaji i ullirit në Mallakastër mbetet stok, kultivuesit: Do t’i presim pemët

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Ambasadorja e Holandës në Shqipëri: Dhuna në protesta na ka shokuar!

Ambasadorja e Holandës në Shqipëri: Dhuna në protesta na ka shokuar!

November 6, 2026
Belgjikë/ Mbreti Philippe refuzon dorëheqjen e Kryeministrit Bart De Wever

Belgjikë/ Mbreti Philippe refuzon dorëheqjen e Kryeministrit Bart De Wever

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al