Sunday, June 8, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

SKANDAL/ 15.000 kg mish pule me salmonelë u konsumua nga shqiptarët. AKU fsheh shkeljet

Editor by Editor
March 28, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
SKANDAL/ 15.000 kg mish pule me salmonelë u konsumua nga shqiptarët. AKU fsheh shkeljet
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Pasiguria ushqimore është në nivele alarmante. Dështimi i AKU për të kontrolluar  mishin që tregtohet, ka bëre që qytetarët  në supermarkete, markete dhe restorante të konsumojnë mish pule të infektuar me bakterin e salmonelës.

Burime për ‘Ora investigim’ bëjnë me dije se në 11.03.2025  është futur nga porti i Durrësit 19.000 kg mish pule i importuar nga Brazili. Sipas të dhënave në etiketë  data e skadencës ishte 13.12.2026.

Sipas procedurave standarde inspektorët e AKU në pikën doganore marrin mostrat e mishit të  importuar dhe i dërgojnë për analizim. Deri në daljen e rezultatit të analizave mishi duhet të qëndrojë i bllokuar.

Pa pritur  rezultatin e analizave  subjekti importues është  lejuar ta   hedhë të gjithë produktin ne treg për shitje.

Këto janë rezultatet e analizave, ku 19.000 kg mish pule i importuar nga  Brazili rezulton i infektuar me bakterin e salmonelës.

Në këtë rast kemi të bëjmë me dy shkelje, fillimisht laboratori nën varësinë e Ministrisë së Bujqësisë  ka nxjerrë përgjigjen e analizave me 5 ditë vonesë, ndërkohë që AKU e cila duhet të  mbante mishin e bllokuar deri në pritje të rezultatit ka lejuar që të futej në treg, duke bërë që mishi i pulës me salmonelë të konsumohet nga fëmijë e të rritur.

Të shqetësuar jo për shëndetin e qytetarëve, por për faktin se ky skandal mund të bëhej mediatik, AKU ka trokitur në derën e subjektit që ka importuar mishin, në mënyrë që të tërhiqet nga tregu.

Burime për “Ora investigim” bëjnë me dije se nga 19.000 kg mish pule me salmonelë është bllokuar vetëm 4000 kg, ndërsa 15.000 kg rezulton të jetë shitur.

Inspektorët e AKU i kanë kërkuar subjektit importues faturat e  shpërndarjes, por përfaqësuesi i subjektit i ka “treguar muskujt” inspektorëve duke refuzuar t’i vendosë në dispozicion faturat.

Papërgjegjshmëria e institucionit që drejtohet nga Manush Kullolli vijon të rrezikojë jetën e qytetarëve, ndërsa “flirtimet” e biznesmenëve me inspektorët e AKU, bëjnë që këto të fundit të mbyllin sytë para shkeljeve flagrante./OraNews

Tags: 15.000 kg mish pule me salmonelëAKU fsheh shkeljetshqiptaretskandal
Previous Post

Gjyqësori i Shqipërisë në buzë të greminës: Si dështoi Reforma në Drejtësi?

Next Post

Iu vunë tritol në 2024-ën, SPAK kontroll në banesën e motrave Nikolli

Next Post
Iu vunë tritol në 2024-ën, SPAK kontroll në banesën e motrave Nikolli

Iu vunë tritol në 2024-ën, SPAK kontroll në banesën e motrave Nikolli

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare
AKTUALITET

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare

by Editor
June 5, 2025
0

Dosja e SPAK për korrupsionin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit vizaton LSI-në si një repart korrupsioni dhe plaçkitje me...

Read moreDetails
‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

June 2, 2025
Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

June 4, 2025
Përplasje “elefantësh” për 5 milionë euro tenderë te AKSHI pasi Gerond Meçe i çon të gjithë “në gjyq”, rivaliteti me Ermal Beqirin

Përplasje “elefantësh” për 5 milionë euro tenderë te AKSHI pasi Gerond Meçe i çon të gjithë “në gjyq”, rivaliteti me Ermal Beqirin

June 2, 2025
Jo vetëm të Shtunën, rrugët në Tiranë do të bllokohen edhe sot e nesër – Njoftimet

Jo vetëm të Shtunën, rrugët në Tiranë do të bllokohen edhe sot e nesër – Njoftimet

June 5, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Manaj gabon nga pika e bardhë, mbyllet pa gola pjesa e parë e Shqipëri-Serbi

Shqipëria nuk shkon më shumë se një barazim ndaj Serbisë. Manaj humb penalltinë

June 7, 2025
Harry Kane shmang surprizën ndaj Andorrës, fitore minimale e Anglisë

Harry Kane shmang surprizën ndaj Andorrës, fitore minimale e Anglisë

June 7, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al