Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Situata e zjarreve, Ministria e Mbrojtjes: Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 24 vatra, janë shuar të gjitha

Editor by Editor
in AKTUALITET
0
Situata e zjarreve, Ministria e Mbrojtjes: Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 24 vatra, janë shuar të gjitha
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar informacion të përditësuar lidhur me situatën e zjarreve në vend, ku gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 24 vatra zjarri, të cilat janë shuar të gjitha.

Këto vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë e Vlorës, Vaut të Dejës, Malësisë së Madhe, Rrogozhinës, Durrësit, Fierit, Kuçovës, Lezhës, Kurbinit dhe Hasit.

Kryesisht zjarret kanë rënë në sipërfaqe me bimësi, ku si pajojë janë djegur rreth 9 hektarë sipërfaqe me shkurre e barishte si dhe 200 rrënjë ullinj në vatrën e evidentuar në fshatin Frakull, në bashkinë Fier.

Në dy raste zjarret janë evidentuar në dy banesa, njëra në fshatin Zagorë, bashkia Malësi e Madhe dhe tjetra në një shtëpi të pabanuar në vendin e quajtur “Mali i Kolajt”, Velipojë. si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në të gjitha operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 32 automjete zjarrfikëse dhe 223 forca operacionale.

Për ditën e sotme, nga parashikimet e Institutit të Gjeoshkencave pritet nivel rrezik “I LARTË” në qarqet; Lezhë, Durrës, Tiranë, Berat dhe Fier, ndërsa në qarqet e tjerë pritet nivel rrezik “I MODERUAR”.

I gjithë sistemi i mbrojtjes civile është në ndjekje të situatës dhe në gatishmëri për të ofruar mbështetje të menjëhershme nëse do të jetë e nevojshme.

Ftojmë qytetarët që, në këto ditë me temperatura të larta dhe rrezik të shtuar për zjarre, të tregojnë kujdes maksimal dhe përgjegjshmëri. Të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr, si ndezja e zjarreve në ambiente të hapura, djegia e mbetjeve apo hedhja e objekteve të ndezshme në natyrë.

Çdo rast zjarri duhet të njoftohet menjëherë pranë strukturave vendore.

Bashkëpunimi i qytetarëve është vendimtar për mbrojtjen e jetës, pronës dhe natyrës.

 

Previous Post

Meta e Kryemadhi shpenzuan 240 mijë dollarë nga karta e biznesmenit, ja ku u kryen pagesat

Next Post

U abuzua nga i ati që 5 vjeç, flet nëna e 12-vjeçares në Patos: Nuk dija gjë, të kalbet në burg

Next Post
U abuzua nga i ati që 5 vjeç, flet nëna e 12-vjeçares në Patos: Nuk dija gjë, të kalbet në burg

U abuzua nga i ati që 5 vjeç, flet nëna e 12-vjeçares në Patos: Nuk dija gjë, të kalbet në burg

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al