Monday, October 26, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

SIGAL në RVS Monako me drejtuesit botërorë të risigurimeve: €1.5 miliardë kapacitet për katastrofat në Shqipëri

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
SIGAL në RVS Monako me drejtuesit botërorë të risigurimeve: €1.5 miliardë kapacitet për katastrofat në Shqipëri
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtues të lartë të Grupit SIGAL, të kryesuar nga CEO i SIGAL Insurance Group, z. Avni Ponari, morën pjesë në Rendez-Vous de Septembre, një prej takimeve më të rëndësishme të industrisë globale të sigurimeve dhe risigurimeve në Botë.

Në këtë takim u zhvilluan kontakte me drejtuesit e kompanive më të mëdha të risigurimit dhe brokerimit në botë.

Nga 5 deri më 9 shtator 2026, Monte Karloja ishte qendra e tregut global të sigurimeve dhe risigurimeve, me zhvillimin e edicionit të 68-të të Rendez-Vous de Septembre (RVS).

Në këtë aktivitet ndërkombëtar morën pjesë rreth 3,700 profesionistë nga 90 vende, mes tyre drejtues të kompanive të sigurimit dhe risigurimit, brokerë, menaxherë rreziku, këshilltarë financiarë dhe profesionistë të tjerë të industrisë.

Grupi i përfaqësuesve të lartë të SIGAL zhvilloi takime me përfaqësues të tregjeve më të mëdha ndërkombëtare të risigurimit dhe brokerimit.

Kapaciteti 1.5 miliardë euro

Gjatë takimeve në Monte Karlo, përfaqësuesit e SIGAL zhvilluan takime të drejtpërdrejta me me mbi njëzetë drejtues të kompanive më të mëdha ndërkombëtare të risigurimit, si dhe me brokerët më të mëdhenj globalë, përfshirë Aon dhe Marsh.

Një prej çështjeve kryesore të diskutuara ishte mundësia e krijimit të një skeme më të gjerë mbulimi për katastrofat natyrore në Shqipëri, duke përdorur përvojën dhe burimet e tregut ndërkombëtar të risigurimit.

Sipas diskutimeve paraprake, është vërejtur një hapësirë risigurimi prej rreth 1.5 miliardë eurosh për kompanitë lokale të sigurimit, për të cilën drejtuesit hynë në bisedime konkrete.

Për Shqipërinë do të thotë transferim i një pjesë të konsiderueshme të rrezikut të katastrofave natyrore në tregjet ndërkombëtare. Në këto takime u shtruan edhe kontakte për CYBER Risk Insurance, hapa të mëtejshëm në drejtim të garancive për projektet e mëdha ndërtimore, si edhe për produkte të tjera që funksionojnë në tregjet botërore e që, SIGAL, falë bashkëpunimit prestigjioz me gjigantët botororë të risigurimit mund t’ia sjellë si novacion tregjeve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, produkte që krijojnë mundësi praktike për të gjithë klientët dhe që janë të arritshme prej tyre.

Mesazhi që vjen nga takimet e Monte Karlos është se kompanitë shqiptare të sigurimit mund të përdorin kapacitetet e risiguruesve ndërkombëtarë për të ofruar produkte të dedikuara për tërmetet, përmbytjet dhe katastrofa të tjera natyrore, duke bërë të mundur që rreziku të mos përballohet vetëm nga bilancet e kompanive vendase.

Edhe bujqësia mund të mbulohet

Risiguruesit ndërkombëtarë kanë shprehur gatishmëri për të ofruar kapacitete edhe për sektorin e sigurimit të agro-kulturës, duke krijuar mundësi për mbulimin e fermerëve dhe aktiviteteve bujqësore ndaj rreziqeve të ndryshme, përfshirë dëmet e shkaktuara nga fenomene ekstreme natyrore.

Kjo do të mund të krijonte një mekanizëm më të qëndrueshëm për mbrojtjen e sektorit bujqësor, veçanërisht në kushtet e rritjes së ekspozimit ndaj rreziqeve klimatike.

Nga Monte Karlo te Shqipëria

Pjesëmarrja e drejtuesve të Grupit SIGAL në këtë forum ndërkombëtar synon të sjellë në Shqipëri jo vetëm kontaktet dhe përvojën e më të mëdhenjve të tregut global, por edhe mundësi konkrete për forcimin e mbrojtjes financiare ndaj katastrofave. Risigurimi është një nga garancitë kryesore të stabilitetit dhe aftësisë paguese të një kompanie sigurimi, veçanërisht në një treg të ekspozuar ndaj katastrofave si Shqipëria.

Vetëm gjatë vitit 2025, SIGAL IG u pagoi mbi 15.1 milionë euro risiguruesve ndërkombëtarë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, si një investim në kapacitetin financiar, në ekspertizën dhe në sigurinë që qëndron pas çdo police sigurimi të garantuar në drejtim të përmbushjes së detyrimeve ndaj klientëve edhe për situatat më të vështira.

 

Tags: Avni PonariCEO i SIGAL Insurance GroupSigal
Previous Post

TKZ në marsh për UÇK-në: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe, ata janë heronjtë tanë

Next Post

E kërkonte Italia për disa vepra të rënda, arrestohet në Ndroq 33-vjeçari

Next Post
E kërkonte Italia për disa vepra të rënda, arrestohet në Ndroq 33-vjeçari

E kërkonte Italia për disa vepra të rënda, arrestohet në Ndroq 33-vjeçari

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull
AKTUALITET

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

by Editor
October 24, 2026
0

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull Një video intime që...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

October 23, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Fëmijët, më të rrezikuarit nga varfëria në Shqipëri, gati dyfish më shumë se të moshuarit

Fëmijët, më të rrezikuarit nga varfëria në Shqipëri, gati dyfish më shumë se të moshuarit

October 26, 2026
Plumbi i gomës i rrezikon syrin, Prokuroria e Tiranës nis hetimin kryesisht për plagosjen e protestuesit Erjon Vishkullit

Plumbi i gomës i rrezikon syrin, Prokuroria e Tiranës nis hetimin kryesisht për plagosjen e protestuesit Erjon Vishkullit

October 26, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al