Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Si u zhdukën 22 mln lekë nga pensionet e të moshuarëve në Bilisht

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Si u zhdukën 22 mln lekë nga pensionet e të moshuarëve në Bilisht
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Korçës, ka dhënë detaje nga hetimi i zyrtareve të degës postare në Bilisht, të cilat akuzohen se kanë vjedhur 22 milionë lekë nga fondi i pensionistëve.

Më konkretisht bëhet fjalë për shtetaset:

-P. Sh., 29 vjeçe, banuese në Bilisht, me detyrë përgjegjëse e zyrës postare Vishocicë, Bilisht

-E. Ç., 27 vjeçe, banuese në Bilisht, me detyrë arkëtare-llogaritare, në degën postare Bilisht.

Sipas Prokurorisë, nga verifikimet paraprake ka rezultuar, se gjatë periudhës tetor 2025 – janar 2026 dy shtetaset e mësipërme kanë kryer veprime të kundërligjshme në administrimin e fondeve cash, përmes manipulimit të mandateve të pagesave, ndërhyrjeve në të dhënat e sistemit financiar, si dhe administrimit të parregullt të dokumentacionit kontabël.

Thuhet se materiali hetimor ka evidentuar raste të pasqyrimit të rremë të të dhënave financiare, firmosje mandatesh jashtë ambienteve të zyrës postare, firmosje mandatesh pa shuma konkrete, mospërputhje mes shumave të dorëzuara realisht dhe atyre të pasqyruara në dokumentacion, si dhe mosmbajtje të rregullt të librit të arkës, përfshirë edhe grisje të faqeve të tij. Si pasojë e këtyre veprimeve dyshohet se është shkaktuar një dëm ekonomik në vlerë të konsiderueshme, i cili aktualisht prokuroria thotë se po i nënshtrohet ekspertimit financiar.

Në kuadër të këtij procedimi penal, pas kryerjes së veprimeve hetimore, ndaj shtetaseve P.Sh. përgjegjëse në Zyrën Postare Vishocicë dhe E.Ç arkëtare në Degën Postare Bilisht është caktuar fillimisht masa e sigurimit personal në mungesë. Pas ekzekutimit të kësaj mase dhe zhvillimit të seancës për marrjen në pyetje të tyre, Gjykata vendosi vazhdimin e masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi” ndaj të dyja shtetaseve.

Shtetaset P.Sh. dhe E.Ç. dyshohen për kryerjen e veprës penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, e kryer në bashkëpunim.

Prokuroria thotë se gjatë hetimeve janë kryer sekuestrime të dokumentacionit financiar dhe pajisjeve elektronike, kontrolle banesash, këqyrje të sistemeve informatike, si dhe janë marrë deklarime nga persona të përfshirë dhe persona që kanë dijeni për rastin.

Previous Post

Pse çahen vetëm tunelet e firmës “Gjoka”?

Next Post

Lezhë/ Goditet një “shtëpi bari”, 3 në pranga, njëri prej tyre punonjës i OSHEE

Next Post
Lezhë/ Goditet një “shtëpi bari”, 3 në pranga, njëri prej tyre punonjës i OSHEE

Lezhë/ Goditet një “shtëpi bari”, 3 në pranga, njëri prej tyre punonjës i OSHEE

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

October 16, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Tensione në selinë e PD-së, persona të maskuar hyjnë brenda dhe sulmojnë godinën

Tensione në selinë e PD-së, persona të maskuar hyjnë brenda dhe sulmojnë godinën

October 18, 2026
Bruksel/ Komisioni Evropian dënon dhunën në protestat në Shqipëri

Bruksel/ Komisioni Evropian dënon dhunën në protestat në Shqipëri

October 18, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al