Friday, July 24, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Si u përdorën të dhënat e TALIS nga qeveria për propagandë arsimore?!

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Si u përdorën të dhënat e TALIS nga qeveria për propagandë arsimore?!
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në Tiranë, më 10 tetor 2025, gjatë prezantimit zyrtar të rezultateve të Anketës Ndërkombëtare të Mësimdhënies dhe të Nxënit (TALIS) nga OECD, në një aktivitet të Ministrisë së Arsimit me pjesëmarrjen e Kryeministrit, ministres, mësuesve dhe drejtuesve të shkollave, u prezantuan gjetjet kryesore për Shqipërinë.

Gjatë kësaj ceremonie, Kryeministri dhe Ministrja e Arsimit, kanë bërë disa deklarata që Faktoje.al i ka ballafaquar me të dhënat kryesore të raportit të TALIS

Rama

Kryeministri Edi Rama e paraqiti TALIS-in si “PISA për mësuesit”, duke e quajtur “një anketim prestigjioz ndërkombëtar” ku “mësuesit tanë kanë dalë mirë” dhe ku “mesatarja e mësuesve tanë që kanë lidhje me përdorimin e teknologjisë është më e lartë” se mesatarja e sistemeve të tjera.

Ai shtoi se “85% e mësuesve e kanë zgjedhur mësimdhënien si vokacion, edhe profesion”, se “mësuesit tanë rezultojnë të kënaqur me profesionin e tyre”.

TALIS

Krahasimi i kryeministrit se TALIS është “PISA për mësuesit” është i gabuar për natyrën e instrumentit. TALIS nuk është test performance; është një anketë me vetë-raportim të mësuesve dhe drejtorëve, që mat perceptime dhe përvoja, jo njohuri apo performancë.

Teknologjia dhe AI

Lidhur me deklaratën e dytë të Ramës se, “mesatarja e mësuesve tanë që kanë lidhje me përdorimin e teknologjisë është më e lartë” se mesatarja e sistemeve të tjera, raporti TALIS citon se, 52% e mësuesve shqiptarë raportojnë përdorim të inteligjencës artificiale në punë, mbi mesataren e OECD që është 36%. Por, ndër ata që nuk përdorin AI, 69% thonë se shkolla e tyre nuk ka infrastrukturën e nevojshme, krahasuar me 37% të OECD-së.

Pretendimi për “përdorim mbi mesatare” është i vërtetë, por në fjalimet politike mungoi aspekti i dytë: pengesa e infrastrukturës që kufizon përdorimin më të gjerë.

Motivimi

Shifra 85%, që Rama e përdor për të gjithë mësuesit, raporti i TALIS  e referon vetëm për mësuesit rishtarë (novice), ata me më pak vite përvojë, që kanë deklaruar se mësimdhënia ka qenë zgjedhja e tyre e parë në karrierë (krahasuar me 58% të OECD-së). Përdorimi i saj nga ana e kryeministrit për të përshkruar gjithë trupën mësimore është një përgjithësim i pallogaritur nga anketa.

Fjalimi i Kumbaros

Në fjalimin e saj, Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, u mbështet tek treguesit pozitivë që TALIS raporton për Shqipërinë. Ministrja theksoi se “98% e mësuesve deklarojnë se mësuesia ka qenë zgjedhja e tyre e parë në karrierë”, se “85% e mësuesve të rinj e kanë zgjedhur mësimdhënien si profesion të parë”, se “96% e mësuesve deklarojnë që trajnimet kanë pasur ndikim real në përmirësimin e mësimdhënies”, dhe se “95% e mësuesve marrin pjesë aktive në vendimmarrjen e stafit”.

Trajnimet

Ministrja theksoi se mësuesit e vlerësojnë në masën 96% efektin e trajnimeve në përmirësimin e mësimdhënies.

Por në fjalim nuk u përmend pengesa kryesore që vetë mësuesit artikulojnë sipas TALIS: 43% e konsiderojnë koston e trajnimeve “shumë të shtrenjtë”. Ndërsa ndikimi perceptohet i lartë, aksesueshmëria ekonomike mbetet problem.

98% dhe 95%

Shifra “98%” u përdor si të ishte provë se mësuesia ka qenë zgjedhja e parë e karrierës për të gjithë mësuesit. Në fakt, TALIS njeh 98% si kënaqësi e përgjithshme me profesionin, ndërsa treguesi për “zgjedhjen e parë” është 85% dhe vlen vetëm për nën-popullatën e mësuesve të rinj (novice). Po kështu, pohimi se 95% e mësuesve marrin pjesë aktive në vendimmarrjet e stafit nuk gjen mbështetje si përqindje e veçuar në raport. Sipas raportit TALIS, nivelet e autonomisë dhe vendimmarrjes së mësuesve në Shqipëri janë pranë mesatares së OECD. Raporti nuk paraqet asnjë tregues të vetëm 95% për “pjesëmarrje aktive në vendimmarrje”.

Renditja mes 55 sistemeve

Ministrja e përdori pjesëmarrjen e Shqipërisë në TALIS dhe rezultatet e mira në disa indikatorë për të folur për një “renditje dinjitoze” mes 55 sistemeve arsimore. Por TALIS, si anketë vetë-raportimesh, nuk prodhon klasifikime të tipit “top-listë” ; ai paraqet shpërndarje dhe dallime statistikisht domethënëse për indikatorë të veçantë. Shqipëria është një nga 55 sistemet pjesëmarrëse, jo “ndër vendet e para” sipas një renditjeje zyrtare të OECD-së.

Pagat

Në fjalimin e saj, Ministrja u ndal te paga duke theksuar se ky studim është realizuar përpara rritjes së pagave të mësuesve.

Megjithatë, ajo nuk përmendi një të dhënë themelore të TALIS: vetëm 36% e mësuesve në Shqipëri shprehen të kënaqur me pagën e tyre, çka e pozicionon vendin nën mesataren e OECD.

Fjalimi i ministres, njësoj si ai i Kryeministrit, anashkalon tri sfida që vetë mësuesit i identifikojnë në raportin TALIS: vetëm 36% janë të kënaqur me pagën; 43% e konsiderojnë shumë të shtrenjtë koston e trajnimeve; dhe ndër ata që nuk përdorin AI, 69% thonë se pengesa është mungesa e infrastrukturës në shkollë.

Si Rama ashtu edhe Kumbaro  propaganduan shifrat më optimiste të raportit edhe ato të nxjerra jashtë kontekstit./

Previous Post

Bisedimet për ruajtjen e armëpushimit në Gaza, zëvendëspresidenti i SHBA pritet të vizitojë Izraelin

Next Post

Trump: Donbasi duhet të “copëtohet” për t’i dhënë fund pushtimit rus

Next Post
Hyjnë në fuqi tarifat e reja historike të Trump, cilat vende preken

Trump: Donbasi duhet të “copëtohet” për t’i dhënë fund pushtimit rus

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

July 21, 2026
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

July 21, 2026
Policia e Tiranës drejt zbardhjes së vrasjes në Bërxullë! I arrestuari lidhje me ekzekutimin e Mond Sulës?

Policia e Tiranës drejt zbardhjes së vrasjes në Bërxullë! I arrestuari lidhje me ekzekutimin e Mond Sulës?

July 24, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

BKH troket te shtëpia e Allajbeut, ngushtohet laku për ministrin e Shëndetësisë

BKH troket te shtëpia e Allajbeut, ngushtohet laku për ministrin e Shëndetësisë

July 24, 2026
Arisa Cane pason Evis Salën, emërimi i dytë nga Spitali Amerikan rikthen në fokus lidhjet e Klodian Allajbeut me institucionet publike

Arisa Cane pason Evis Salën, emërimi i dytë nga Spitali Amerikan rikthen në fokus lidhjet e Klodian Allajbeut me institucionet publike

July 24, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al