Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Si mashtroi Petrit Malaj i Financave në Parlament për taksat që u fali oligarkëve të bregdetit

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Si mashtroi Petrit Malaj i Financave në Parlament për taksat që u fali oligarkëve të bregdetit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Financave, Petrit Malaj, gënjeu publikisht në Parlament duke u përpjekur të fshehë manovrën përmes së cilës u fali miliona euro taksa oligarkëve që ndërtojnë në bregdet.

I pyetur nga deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, se sa është vlera e të ardhurave të munguara në buxhet si pasojë e bllokimit për më shumë se dy vjet të çmimeve të reja të referencës, Malaj u përgjigj si Shvejku.

“Taksa e ndikimit në infrastrukturë është një taksë, që ndërtuesit e paguajnë bazuar në preventivin e investimit që do bëjnë, jo bazuar në çmimin e referencës. Pra, e thënë ndryshe, ne nuk po avantazhojmë askënd. Ajo që po ndodh është që ne po zbatojmë kuadrin ligjor,” tha Malaj.

Ky në foton më poshtë është neni përkatës i ligjit të taksave vendore, që saktëson se mbi ç’bazë paguhet taksa e ndikimit në infrastrukturë.I paditur apo gënjeshtar/ Si mashtroi ministri i Financave në

“Në rastin e ndërtimeve të destinuara për qëllime banimi apo për njësi tregtimi dhe shërbimi, të cilat kryhen nga shoqëri ndërtimi, shkalla e taksës së ndikimit në infrastrukturë është në masën 4 për qind deri në 8 për qind të çmimit të shitjes për metër katror. Çmimi i shitjes për metër katror bazohet në vlerën referuese të vlerës së tregut, sipas përcaktimeve të nxjerra me akt të Këshillit të Ministrave,” thuhet në nenin përkatës të ligjit.

Meqë ministri i Financave mund të ketë probleme me kuptimin e ligjeve, ka dhe një sqarim më të thjeshtë nga Bashkia e Tiranës.

I paditur apo gënjeshtar/ Si mashtroi ministri i Financave në

Pra taksa e ndikimit në infrastrukturë, është 8 për qind e çmimeve referencë që përcakton qeveria dhe jo 8 për qind e preventivit të investimit siç mashtron publikisht ministri i Financave.

Kjo nuk është një përgjigje pa zarar, por një gënjeshtër e cila fsheh miliona euro taksa të falura për oligarkët e ndërtimit, përmes një skeme mafioze, që Kapitali e denoncoi dy muaj më parë.

Por ministri i Financave vazhdon të mashtrojë publikisht. E vetmja dilemë tani është kjo; Shqipëria ka një ministër financash të paditur, që nuk njeh ligjet e taksave apo një ministër financash që gënjen si shërbëtor i oligarkëve? Në çdo rast, ky është një problem i madh./ Kapitali.al

Previous Post

Avokatja e njohur italiane në qendër të skandalit, dyshohet si ndërmjetëse e mafias shqiptare në trafikun e drogës

Next Post

Pjesë e një grupi kriminal që vidhnin banesa në Spanjë, arrestohet në Laç 26-vjeçari. Do ekstradohet

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

PAMJET brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

PAMJET brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

July 21, 2026
Bashkëshorti i Elisa Spiropalit përfundon në polici! Kanosi drejtoreshën…

Bashkëshorti i Elisa Spiropalit përfundon në polici! Kanosi drejtoreshën…

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al