Sunday, July 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Si do jenë zgjedhjet në Kosovë me Vjosën si rivale, jo partnere të Albinit

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KOSOVA
0
Si do jenë zgjedhjet në Kosovë me Vjosën si rivale, jo partnere të Albinit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

A do ti japë fund Vjosa Osmani dominimit të Albin Kurtit në skenën politike të Kosovës? Kjo është pyetja e parë që shtrohet pasi Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) zyrtarizoi koalicionin me ish presidenten për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit.

Një ditë më parë kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, konfirmoi se LDK-ja e ka mbështetur propozimin e tij që Osmani të jetë kryesuese e listës zgjedhore dhe kandidatja për presidente. Vetë Abdixhiku do të jetë kandidat për kryeministër.

Abdixhiku tha se vendimi është marrë unanimisht në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së, duke shtuar se në listën zgjedhore të partisë do të përfshihen edhe 19 emra të tjerë të propozuar nga Osmani, mes të cilëve Jeta Statovci, ish-deputete e Guxo-s dhe ndër më të votuarat në listën e LVV-së në zgjedhjet e fundit si dhe Albena Reshitaj, ish-ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Dilema për peshën që mund të ketë rifutja e Vjosa Osmanit në garën elektorale, nuk lidhet vetëm me funksionin e saj si ish kryetare e shtetit, as me shijen e padrejtësisë që u duk se iu bë asaj, pasi Albin Kurti e dogji pa asnjë shpjegim publik nga mundësia e rikandidimit. Por mbi të gjitha me faktin se dy herët e fundit që ka garuar në zgjedhje ajo ka pasur një peshë të madhe elektorale.

Para rikthimit në shtëpinë e vjetër, Osmani kishte qenë një nga figurat më të votuara të LDK-së.

Në zgjedhjet e  vitit 2019, ajo kryesoi listën e LDK duke marrë plot 176 mijë vota personale. Por kur elefantët e partisë së saj i kthyen shpinën elektorarit dhe komplotuan për rrëzimin e qeverisë së parë Kurti, ajo doli kundër këtyre kulisave duke u ndarë me prapaskenat e Isa Mustafës e Avdullah Hotit. Në zgjedhjet e vitit 2021, Osmani garoi në koalicion me Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje, (më pas formoi subjektin e saj politik, Lista Guxo) ku mori mbi 300 mijë vota personale.

Pas fitores së zgjedhjeve, si rezultat i kësaj  peshe elektorale, ajo u zgjodh presidente e Kosovës e për pasojë nuk garoi në dy sfidat e fundit, as në zgjedhjet e shkurtit, as në ato të dhjetorit 2025. Por sot, kur Vjosa Osmani po rikthehet në fushë, dilema shtrohet: sa nga votat që ajo i transferoi në 2021-shin nga LDK tek VV, do të lëvizin në kahun tjetër së bashku me të?

Këtë dilemë e bën më të fortë edhe formula që ajo ka zgjedhur për të synuar këtë 7 qershor. Osmani mëton të përsërisë me Abdixhikun, të njëjtin binom që krijoi me Kurtin pesë vite më parë: njëri si kandidat për kryeministër dhe tjetra për presidente.

“Kam propozuar garim të përbashkët për president dhe kryeministër. Kam propozuar që LDK-së të garojë me Vjosa Osmanin si kandidate për presidente të Republikës, dhe njëkohësisht bartëse të listës sonë zgjedhore, dhe me mua, kryetarin e LDK-së, si kandidat për kryeministër”, ka thënë Abdixhiku para forumeve të partisë së tij.

Pikërisht kjo ngjashmëri dhe ky kapërcim kanë shtuar pikpyetjet për rezultatin që do të prodhojë gara e pas një muaji në zgjedhjet në Kosovë.

Kryeministri në detyrë, Kurti, synon një mandat të ri pas fitores së LVV-së në dy palë zgjedhjet e vitit 2025, fillimisht në shkurt dhe më pas në ato të jashtëzakonshme të dhjetorit.

Herën e fundit, partia e tij mori mbi 51 për qind të votave dhe Kurti doli sërish si politikani më i votuar.

Gjatë një fjalimi të fundit, Kurti tha se, në zgjedhjet e 7 qershorit, synon të fitojë 60 për qind të votave, për të shmangur krizat e ardhshme dhe bĺlokimet e vazhdueshme të opozitës.

Po a do të jetë kjo e mundur me Vjosa Osmanin përballë dhe jo më përkrah tij? E gjithë enigma qëndron tek ai hambar mes 170 mijë deri në 300 mije votave personale që ish presidentja ka marrë në vitet 2019 – 2021. Nëse Osmani arrin të mbetet në ato kuota, ky do të shënonte dhe fundin e mbretërimit të Vetëvendosjes mbi Kosovën./lapsi

Previous Post

Mos printoni faturë pas tërheqjes në bankomat, ja çfarë paralajmërojnë ekspertët

Next Post

Prokurimet Publike me IA, Lubonja: Stili i Ramës, ‘ndrysho gjithçka për të mos ndryshuar gjë’!

Next Post
Prokurimet Publike me IA, Lubonja: Stili i Ramës, ‘ndrysho gjithçka për të mos ndryshuar gjë’!

Prokurimet Publike me IA, Lubonja: Stili i Ramës, ‘ndrysho gjithçka për të mos ndryshuar gjë’!

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al
AKTUALITET

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

by Redaktor Redaktor
July 14, 2026
0

Pretendime të publikuara online kanë ngritur shqetësime për një sulm të mundshëm ndaj të dhënave që lidhen me ProCredit Bank...

Read moreDetails
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Tender me “garë” pa garë në Lezhë? Eliminohen të gjithë operatorët, shpallet fitues “DRINI A”

Tender me “garë” pa garë në Lezhë? Eliminohen të gjithë operatorët, shpallet fitues “DRINI A”

July 9, 2026
DOSJA E SPAK/ Tufa me euro dhe dhoma të mbushura me kokainë, dalin bisedat mes trafikantëve

DOSJA E SPAK/ Tufa me euro dhe dhoma të mbushura me kokainë, dalin bisedat mes trafikantëve

July 10, 2026
Amant Josifi pronar i Pizza Hut dhe KFC, si pastrohen paratë e call centrave dhe piramidës Gulf, fijet që zbulojnë rrjetin mafioz nga Tirana në Gjeorgji

Amant Josifi pronar i Pizza Hut dhe KFC, si pastrohen paratë e call centrave dhe piramidës Gulf, fijet që zbulojnë rrjetin mafioz nga Tirana në Gjeorgji

January 19, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

July 19, 2026
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al