Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Shqiptarët rekord me blerjet e makinave! Në 10 vite dyfishuan numrin duke kaluar 1 mln

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Shqiptarët rekord me blerjet e makinave! Në 10 vite dyfishuan numrin duke kaluar 1 mln
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në vitin 2014, në Shqipëri qarkullonin rreth 490 mijë automjete. Dhjetë vite më vonë, në vitin 2025, ky numër ka kaluar për herë të parë mbi 1 milion, duke u më shumë se dyfishuar.

Kjo do të thotë se brenda një dekade janë shtuar rreth 500 mijë makina.  E ndarë në vite, rritja rezulton mesatarisht rreth 45–47 mijë makina të shtuara çdo vit.

Por të dhënat tregojnë se kjo rritje nuk ka qenë e njëjtë gjatë gjithë periudhës. Në vitet e para, shtesa vjetore ishte më e moderuar, zakonisht 30–40 mijë makina në vit. Pas vitit 2018, ritmi filloi të përshpejtohet.

Në 2021, në rrugë u shtuan mbi 60 mijë makina ndërsa në 2023, shtesa kaloi 70 mijë. Ndërsa 2024 shënoi nivelin më të lartë, me mbi 90 mijë makina të reja në vetëm një vit.

Edhe 2025 ka vijuar me të njëjtën prirje, duke e çuar numrin total të automjeteve përtej pragut simbolik të 1 milionit.

Sipas strukturës së të dhënave, shumica e makinave të shtuara janë për përdorim personal, ndërsa rritja e mjeteve për punë ka qenë dukshëm më e ngadaltë.

Në raport me popullsinë, kjo rritje është e ndjeshme. Bazuar në Censusin e Popullsisë 2023, Shqipëria ka rreth 1.9 milionë persona mbi 18 vjeç. Kjo do të thotë se sot rreth një në dy të rritur zotëron një makinë.

Krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit, Shqipëria renditet ndër vendet me nivel më të lartë të zotërimit të makinave.

Të dhënat tregojnë se blerja e makinave është kthyer në një prirje të qëndrueshme dhe në rritje, me ritme më të shpejta në vitet e fundit sesa në fillim të dekadës./Scantv

Previous Post

Krahasimi/ Halli i Belës që e fiku përfundimisht yllin e Lalit

Next Post

Vidhnin para dhe bizhuteri, arrestohen “skifterët” shqiptarë në Spanjë

Next Post
Vidhnin para dhe bizhuteri, arrestohen “skifterët” shqiptarë në Spanjë

Vidhnin para dhe bizhuteri, arrestohen “skifterët” shqiptarë në Spanjë

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

September 9, 2026
Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

September 9, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al