Thursday, September 3, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Shqiptarët preferojnë drama: Si ndryshojnë shijet e evropianëve në Netflix?

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Shqiptarët preferojnë drama: Si ndryshojnë shijet e evropianëve në Netflix?
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në epokën e platformave globale si Netflix apo Disney+, mund të duket sikur publiku në gjithë Evropën sheh të njëjtat filma dhe seriale. Por të dhënat e reja të streaming-ut për tremujorin e parë të vitit 2026 tregojnë të kundërtën.

Shijet ndryshojnë fort nga një rajon në tjetrin dhe Shqipëria rezulton të jetë një vend që preferon mbi të gjitha… dramën.

Sipas të dhënave të publikuara nga Privacy Journal, bazuar në statistikat e FlixPatrol, drama dominon në një pjesë të madhe të Evropës Jugore, Veriore dhe Lindore. Në këtë hartë të preferencave europiane, edhe Shqipëria renditet mes vendeve që zgjedhin më shumë filma dhe seriale dramatikë.

Por Shqipëria nuk është e vetme në Ballkan. Edhe Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, kanë dramën si zhanrin më të ndjekur.

Shqiptarët preferojnë drama: Si ndryshojnë shijet e

Pse drama dominon në rajon?

Preferenca për dramën lidhet shpesh me histori emocionale, konflikte familjare, tensione sociale dhe personazhe me të cilët publiku identifikohet lehtë. Në Ballkan, ku temat sociale, emigracioni, varfëria, marrëdhëniet familjare apo krimi janë pjesë e përditshmërisë dhe debatit publik, dramat duket se rezonojnë më fort me audiencën.

Nga serialet kriminale tek historitë romantike apo dramat psikologjike, publiku shqiptar duket se kërkon përmbajtje që “prek” emocionalisht më shumë sesa thjesht argëtim të lehtë.

Si ndahen shijet e Evropës në “streaming”?

Ndërkohë, pjesa tjetër e Evropës paraqet një hartë shumë më të larmishme të preferencave në streaming.

Fantashkenca dominon në vende si Belgjika, Çekia, Spanja, Hungaria, Holanda, Polonia, Sllovenia dhe Sllovakia, duke reflektuar interesin për histori futuriste, teknologji dhe botë alternative.

Komedia mbetet zgjedhja kryesore në Danimarkë, Gjermani, Maltë dhe Austri, ndërsa zhanri kriminal kryeson në Estoni, Irlandë dhe Luksemburg.

Një tjetër detaj interesant është preferenca për animacionin në Qipro, Letoni dhe Portugali, ndërsa Greqia anon drejt fantazisë dhe Suedia rezulton vendi europian me më shumë interes për horror.

Drama, nga ana tjetër, vazhdon të dominojë në vende si Franca, Italia, Mbretëria e Bashkuar, Rumania, Finlanda, Islanda dhe Norvegjia.

Shqiptarët preferojnë drama: Si ndryshojnë shijet e Shqiptarët preferojnë drama: Si ndryshojnë shijet e

Tags: BelgjikaÇekiaHolandaHungariaNetflixspanjastreaming
Previous Post

Rama mbron monopolin shtetëror të IT-së ASD

Next Post

Soni Malaj zbulon për herë të parë pse u nda me Flori Mumajesin

Next Post
Soni Malaj zbulon për herë të parë pse u nda me Flori Mumajesin

Soni Malaj zbulon për herë të parë pse u nda me Flori Mumajesin

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë
AKTUALITET

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

by Editor
March 13, 2025
0

Ditën e djeshme partitë politike kanë publikaur listat e kandidatëve për deputet në të gjithë Shqipërinë, ku nuk munguan surprizat...

Read moreDetails
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

September 2, 2026
Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

September 1, 2026
Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

January 31, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Nafta më e shtrenjtë në rajon, shqiptarët paguan 80 milionë euro më shumë – qeveria nuk mori masa lehtësuese

Nafta më e shtrenjtë në rajon, shqiptarët paguan 80 milionë euro më shumë – qeveria nuk mori masa lehtësuese

September 2, 2026
OKB paralajmëron: Ngrohja globale pritet të kalojë pragun 1.5 gradë vitin e ardhshëm

OKB paralajmëron: Ngrohja globale pritet të kalojë pragun 1.5 gradë vitin e ardhshëm

September 2, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al