Wednesday, September 2, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Rama mbron monopolin shtetëror të IT-së ASD

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Rama mbron monopolin shtetëror të IT-së ASD
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama e quajti një ditë të zhvilluar për zhvillimin teknologjik të vendit, lançimin e kompanisë bijë të AKSHI-t, të pagëzuar me emrin Albanian Digital Solutions.

Kjo kompani do të ketë monopolin sistemeve elektronike të vendit, përfshirë ndërtimin dhe mirëmbajtjen e tyre, një proçes që deri më tani është kontraktuar nga privatët përmes AKSHI-t

“Është një ditë e shënuar në rrugën e revolucionit digjital dhe transformimit të qeverisjes përmes teknologjisë, sepse sot ne bëjmë publike një kompani të re, një shoqëri të re e cila krijohet si një domosdoshmëri në këtë fazë të re të zhvillimit të qeverisjes elektronike. AKSHI është histori suksesi që ka kaluar përmes një rruge aspak të lehtë. Krijojmë një kompani të re që do të zhvilloje sisteme pa pasur nevojë që shtetit t’i drejtohet privatit, por me ambicien që shteti të krijojë kompaninë më të suksesshme publike të krijimit dhe mirëmbajtjen e sistemeve, që të ketë kapacitetin të kthehet në hapësirë për talentet, që të ketë pagat më të larta në tregun e shërbimeve digjitale. Një kompani që të jetë garanci për institucionet e vendit që të mos ngelen peng i privatëve për mirëmbajtjen e sistemeve të tyre,” u shpreh kryeministri.

Të gjitha institucionet e shtetit, që kanë nevojë për ndërtimin e sistemeve të reja dixhitale, mirëmbajtjen apo përmirësimin e atyre ekzistuese, janë të detyruara t’i drejtohen shoqërisë Albanian Digital Solution. Kjo e fundit, do të ketë një staf prej 350 vetësh dhe do të bëjë atë që deri më tani e kanë bërë privatët.

Ngritja e një monopoli të përbindshëm shtetëror, që do të ketë ekskluzivitetin e të gjithë tregut publik të teknologjisë së informacionit ka krijuar jo pak shqetësime për cënim të konkurrencës si mjeti i vetëm që garanton uljen e kostove për taksapaguesit. Ky model unik, nuk ekziston në asnjë vend tjetër, ku prokurimi i shërbimeve publike të teknologjisë së informacionit kryhet përmes garës.

Por kryeministri thotë se monopoli shtetëror do të ulë çmimet.

“Do t’i kursejmë shtetit dhe qeverisjes elektronike një shumë të barabartë me shumë n që sot shkon për mirëmbajtjen që do të kthehet në një kapacitet të ri investimesh nga ana e AKSHI përmes kompanisë së re”, tha ai.

Qeveria vendosi të krijojë kompaninë shtetërore ADS pas shpërthimit të skandalit AKSHI. Shumë e komentuan këtë si një përpjekje për të mbyllur kapakun e një pusetë korruptive dhe shuarjen e gjurmëve të krimit. Por tashmë ADS ka ngritur një shqetësim tjetër, atë të monopolizimit ekstrem të tregut, që i jep kësaj kompanie fuqi të përcaktojë kostot e infrastrukturës dixhitale publike./ Kapitali.al

Tags: Albanian Digital SolutionsKryeministri Edi RamaRama
Previous Post

Vrau gruan me çekiç, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Greqi

Next Post

Shqiptarët preferojnë drama: Si ndryshojnë shijet e evropianëve në Netflix?

Next Post
Shqiptarët preferojnë drama: Si ndryshojnë shijet e evropianëve në Netflix?

Shqiptarët preferojnë drama: Si ndryshojnë shijet e evropianëve në Netflix?

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë
AKTUALITET

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

by Editor
March 13, 2025
0

Ditën e djeshme partitë politike kanë publikaur listat e kandidatëve për deputet në të gjithë Shqipërinë, ku nuk munguan surprizat...

Read moreDetails
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

September 1, 2026
Arrestohet Ergys Agasi

Çfarë fshihet në celularët e sekuestruar të Agasit?

August 27, 2026
Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

January 31, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Oliger Torba emërohet drejtues i Policisë së Tiranës

Oliger Torba emërohet drejtues i Policisë së Tiranës

September 2, 2026
Qendrat e refugjatëve/ Amnesty International: Modeli Itali-Shqipëri mund të kthehet në precedent të rrezikshëm për BE-në

Qendrat e refugjatëve/ Amnesty International: Modeli Itali-Shqipëri mund të kthehet në precedent të rrezikshëm për BE-në

September 2, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al