Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Shqiptarët braktisin vendin dhe për festat e Nëntorit, zgjedhin Turqinë për të pushuar

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Shqiptarët braktisin vendin dhe për festat e Nëntorit, zgjedhin Turqinë për të pushuar
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Beogradi në Milano e Treviso, bashkë me Vjenën, Budapestin e veçanërisht Stambollin e Dubain e largët… shqiptarët po shfrytëzojnë festat e nëntorit dhe fundjavën për të udhëtuar jashtë vendit.

Vetëm të premten nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” u ngritën për të fluturuar drejt këtyre destinacioneve plotë 82 avionë, shifër kjo e pazakontë për fundin e nëntorit..

“Çmimet u rritën shkuan deri në 400 euro për person në destinacione siç janë Praga, Parisi etj. Kryesisht kryeson Turqia për festat e nëntorit, ndërsa ata që kanë ngelur në Shqipëri përqendrohen në Tiranë se ka aktivitete. Europa kryeson, Italia pra kryeqytetet e tyre dhe metropolet e mëdha”, u shpreh Fjorinda Zani, operatore turistike.

“Të rinjtë preferojnë kryesisht të ikin individualisht, kurse të rriturit dhe të moshuarit me grupe ose ture”, thotë Besnik Vathi, kryetar i Shoqatës së Tur-Operatorëve

Veç fluturime, këtë mes-marsi më shumë dalje nga Shqipëria ka pasur edhe të qytetarëve që kanë udhëtuar në rrugë tokësore.

“Ka pasur shumë udhëtime me autobusë jo vetëm në vendet e Rajonit, por edhe në Evropë. Kemi udhëtime me autobus deri në Austri Apo Spanjë. Ka një rritje të ndjeshme të kërkesës”, deklaroi Vathi.

Ka edhe nga ata që veç Vlorës, kanë zgjedhur Korçën apo Gjirokastrën për të kaluar këto ditë pushimesh e festash.

“Paketat për festat e nëntorit për Brenda Shqipërisë janë me çmime normale, 50-60 euro për 2 ditë duke përfshirë akomodimin hotelin dhe mëngjesin. Brenda Shqipërisë ata që kanë ngelur pa rezervuar jashtë, këtu përfshihen dhe ata nga zakonisht institucionet, shkollat të cilët duan të vizitojnë një vend të ri ikin jashtë ndërsa pjesa tjetër në Shqipëri”, konfirmon Fjorinda Zani, operatore turistike.

Për vendet e Rajonit, çmimet e paketave nisin nga 55 e deri në 120 euro për udhëtimet me autobus. Mesatarisht 400 euro kushtojnë paketat për disa prej detinacioneve kryesore në Evropë, ndërsa në Dubai një paketë mund të gjendet edhe për 600 euro për person./ A2CNN

Previous Post

Po na lexojnë mesazhet? Europa po hap derën e mbikëqyrjes digjitale me ChatControl

Next Post

Greqi/ 14-vjeçarja shqiptare shtatzënë pëson abort pas dhunës nga e ëma

Next Post
Greqi/ 14-vjeçarja shqiptare shtatzënë pëson abort pas dhunës nga e ëma

Greqi/ 14-vjeçarja shqiptare shtatzënë pëson abort pas dhunës nga e ëma

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al