Monday, September 14, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Shqipëria sipas Ramës: Krimi dhe korrupsioni… pak më keq se Brukseli

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Shqipëria sipas Ramës: Krimi dhe korrupsioni… pak më keq se Brukseli
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni Evropian, në raportin e fundit për Shqipërinë, kërkoi që vendi të forcojë përpjekjet për të luftuar krimin e organizuar, për të përmirësuar sistemet për të parandaluar pastrimin e parave dhe për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore, si thelbësore për t’u përafruar me standardet e BE-së.

Por për Ramën, krimi dhe dhe korrupsioni janë probleme serioze, por jo ekskluzive për Tiranën. I ftuar në një intervistë për The Europe Conversation në Euronews, kryeministri tha se edhe Brukseli ka probleme të tilla, duke tentuar të relativizojë problemet e qeverisë me krimin e organizuar dhe korrupsionin.

“Më parë njerëzit mendonin se Shqipëria ishte kjo gropë e mjerë në mes të Evropës, tani e shohin atë si pjesë të mozaikut evropian”, tha ai në The Europe Conversation. “A kemi probleme me krimin e organizuar? Po, por kush nuk ka? Shikoni këtë qytet (Brukselin). Edhe Brukseli ka krim. Ky është një shembull tjetër. Por ka edhe gjëra të shkëlqyera.”

Ndërsa Rama relativizon problemet e krimit dhe korrupsionit, Brukseli e ka qartë: Shqipëria ka ende punë për të bërë. Krahasimet me qytete të tjera mund të tingëllojnë optimiste për kryeministrin, por standardet e BE-së nuk pranojnë kompromis.

Por çfarë thotë progres-raporti i KE?

Komisionit Evropian vlerëson se vendi ka bërë përparime të dukshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, megjithatë korrupsioni mbetet i përhapur në sektorë vulnerabël si arsimi, shëndetësia dhe prokurimet publike, dhe presioni politik mbi drejtësinë vazhdon të paraqesë sfida.

Raporti thekson nevojën për vazhdimësi reformash, transparencë më të madhe dhe forcim të institucioneve anti-korrupsion për të arritur rezultate konkrete dhe për të garantuar pavarësinë e sistemit gjyqësor.

Korniza institucionale për parandalimin e korrupsionit vazhdoi të ketë një ndikim të kufizuar dhe koordinimi me zbatimin e ligjit mbeti i dobët. Mangësitë në lidhje me transparencën dhe efektivitetin e kontrolleve të deklarimit të pasurisë ende duhen adresuar. Shqipëria duhet në veçanti: të vazhdojë të forcojë hetimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e rasteve të korrupsionit dhe të sigurojë më shumë dënime përfundimtare, veçanërisht në nivel të lartë, duke përfshirë sekuestrimin dhe konfiskimin përfundimtar të aseteve kriminale që vijnë nga veprat penale të lidhura me korrupsionin, të kryejë vlerësime të thelluara të rrezikut në sektorët vulnerabël dhe të bëjë kontrollet e deklarimit të pasurisë nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Auditimit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) më efektive dhe transparente duke përditësuar procedurat dhe duke siguruar burime të mjaftueshme, duke adresuar pasuritë e padeklaruara ose të fshehura dhe duke siguruar që asetet të jenë të pavlefshme.

Sa i përket krimit të organizuar, KE thekson se Shqipëria duhet të forcojë më shumë hetimet dhe dënimet në fushat e krimit të organizuar, duke përsosur sistemin e rikuperimit të aseteve.

Shqipëria është mesatarisht e përgatitur në luftën kundër krimit të organizuar. Megjithatë, duhet të vazhdojë të forcojë hetimet, ndjekjet penale dhe dënimet përfundimtare në të gjitha fushat e krimit të rëndë dhe të organizuar, të përmirësojë efikasitetin e sistemit të rikuperimit të aseteve dhe të përmirësojë kapacitetin e analizës kriminale dhe financiare.

Previous Post

Krizë diplomatike? Replikat e Ramës tensionojnë marrëdhënien Tiranë-Londër

Next Post

Moti i keq në Lezhë/ Çahen argjinaturat në Tale, rrezikohen nga përmbytjet disa banesa

Next Post
Moti i keq në Lezhë/ Çahen argjinaturat në Tale, rrezikohen nga përmbytjet disa banesa

Moti i keq në Lezhë/ Çahen argjinaturat në Tale, rrezikohen nga përmbytjet disa banesa

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh
AKTUALITET

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

by Redaktor Redaktor
September 12, 2026
0

Një ngjarje tragjike ka tronditur zonën e Belshit, ku elektricisti i OSHEE-së, Klajd Zekthi, ka humbur jetën teksa ndodhej në...

Read moreDetails
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

September 4, 2026
SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

September 9, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Leoo Brooklyn, reperi shqiptar që po çmend Athinën vjen fuqishëm me këngën e re “PAEI”

Leoo Brooklyn, reperi shqiptar që po çmend Athinën vjen fuqishëm me këngën e re “PAEI”

September 12, 2026
Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

September 12, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al