Ministria e Brendshme ka shpallur “non grata” dy shtetas të Maqedonisë së Veriut, të cilët sipas autoriteteve shqiptare disponojnë të dhëna për veprimtari që cenojnë sigurinë dhe interesat e shtetit shqiptar.
Bëhet fjalë për Valon Beljan, i njohur edhe si Valjon Bela, dhe Bekir Halimin, të dy me shtetësi të Maqedonisë së Veriut.
Vendimi është marrë në kuadër të masave të ndërmarra nga autoritetet shqiptare ndaj individëve që konsiderohen si rrezik potencial për sigurinë kombëtare.
Sipas burimeve zyrtare, informacionet që çuan në këtë vendim janë mbledhur dhe verifikuar edhe me kontributin e Njësisë Antiterror të Policisë së Shtetit.
Valon Bela është politikan nga Maqedonia e Veriut dhe aktivist i Lëvizjes Besa, ndërsa Bekir Halimi është hoxhë dhe teolog në shtetin fqinj.










