NGA ETLEVA MERKO
Sot Shqipëria është një vend bosh.
Studentët ikin. Auditorët zbrazen. Rinia po shuhet.
35 vite më parë, disa studentë guxuan t’i jepnin grushtin e parë diktaturës dhe ndezën dritën e lirisë. Me posterin “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, ata ëndërruan demokraci, dinjitet, një të ardhme europiane.
Por 35 vite më pas?
Ne ende presim te dera e Europës, ndërsa politika ndërton vetëm fasada, jo shtet.
Premtime boshe. Qeveri që pasurohen. Opozita që shet moral.
Politika ka mbushur xhepat dhe ka boshatisur vendin.
Shqiptarët sot janë më të lodhur, më të varfër, më të pashpresë.
Rinia ikën sepse politika e ka kthyer vendin në tokë të djegur nga korrupsioni.
Ëndrrat tona janë vrarë. Sakrifica e ’90-s është përdhosur.
Kombi po zhbëhet.
Vlerat po zbehen.
Historia po shuhet.
Dhe na mbetet vetëm një pyetje:
Ku po shkojmë vallë?!








