Saturday, September 12, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Shqipëria “pa busull” përballë plakjes së popullsisë, mungojnë të dhënat dhe projeksionet

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Shqipëria “pa busull” përballë plakjes së popullsisë, mungojnë të dhënat dhe projeksionet
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ngre shqetësimin për mënyrën si qeveria ka ndërtuar politikat përballë plakjes së popullsisë, duke theksuar se dokumentet strategjike nuk mbështeten në të dhëna të plota dhe analiza të thelluara demografike.

Në raportin e auditimit të performancës për “Planet gjithëpërfshirëse të qeverisë dhe aspektet buxhetore për një popullsi në moshim”, KLSH konstaton se Strategjia Kombëtare e Migracionit 2023–2030, ndonëse synon të adresojë sfidat e emigracionit dhe plakjes, nuk përmban informacion të detajuar mbi strukturën e migracionit sipas moshës, gjinisë, nivelit arsimor apo arsyeve të largimit.

Sipas auditit, mungesa e këtyre të dhënave e bën të vështirë kuptimin e plotë të fenomenit dhe ndërtimin e politikave të targetuara për grupet më të prekura, si të rinjtë dhe zonat rurale. Për pasojë, strategjia rrezikon të mbetet në nivel deklarativ dhe të mos japë ndikim real në frenimin e emigracionit dhe plakjes së popullsisë.

Raporti thekson gjithashtu se dokumenti nuk përfshin projeksione për periudhën 2024–2030, duke u mbështetur kryesisht në të dhëna retrospektive deri në vitin 2022. Kjo, sipas KLSH, kufizon ndjeshëm aftësinë e institucioneve për të parashikuar trendet demografike, për të planifikuar buxhetin dhe për të hartuar masa efektive në tregun e punës dhe shërbimet publike.

Të dhënat ekzistuese tregojnë një përkeqësim të bilancit migrator, nga -15,030 persona në vitin 2018 në rreth -32,500 në vitet 2021–2022, ndërsa vetëm në vitin 2024 janë regjistruar 8,541 kërkesa për azil nga shtetas shqiptarë, me një normë pranimi prej vetëm 2.4%.

Problematike është mungesa e analizës territoriale të emigracionit. Strategjia nuk identifikon zonat më të prekura nga largimi i popullsisë dhe nuk ofron të dhëna mbi shpërndarjen sipas qarqeve apo bashkive, duke e bërë të pamundur hartimin e politikave të diferencuara rajonale.

Në këtë kontekst, KLSH nënvizon se pabarazitë në tregun e punës janë të theksuara: qarku i Lezhës regjistron papunësinë më të lartë në vend me 22.6%, i ndjekur nga Vlora me 19.5%, ndërsa Kukësi dhe Gjirokastra paraqesin nivele më të ulëta zyrtare, por mbeten zona me emigracion të lartë.

Sipas të dhënave të cituara në raport, në Kukës, një nga qarqet më të varfra në vend. 35% e të anketuarve shprehen se duan të emigrojnë dhe 59% e tyre preferojnë Mbretërinë e Bashkuar si destinacion. Faktorët kryesorë mbeten kostoja e lartë e jetesës (58%), mungesa e punësimit (42%) dhe varfëria (35%).

KLSH thekson se mungesa e lidhjes midis të dhënave të tregut të punës dhe migracionit, si dhe mungesa e analizave territoriale, e kufizojnë aftësinë e politikave për të adresuar në mënyrë efektive shpopullimin dhe plakjen e popullsisë.

Raporti thekson se pa një bazë të fortë evidencash dhe projeksionesh demografike, politikat publike rrezikojnë të mos jenë në përputhje me realitetin në zhvillim, duke çuar në përdorim jo optimal të burimeve dhe në thellim të pabarazive rajonale./ekofin.al

Previous Post

Kokaina në Frakull/ SPAK bën të penduar dy “kokat” e dosjes, pritet ‘zbërthimi’ i grupit

Next Post

Bllokohen doganat drejt Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjes

Next Post
Bllokohen doganat drejt Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjes

Bllokohen doganat drejt Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjes

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

September 6, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Të rinjtë ikin, por dhe ata që mbeten nuk kanë ku punojnë, papunësia e tyre rritet 16%

Të rinjtë ikin, por dhe ata që mbeten nuk kanë ku punojnë, papunësia e tyre rritet 16%

September 11, 2026
Rritet emigrimi, 69 mijë shqiptarë morën leje qëndrimi në BE në 2025

Rritet emigrimi, 69 mijë shqiptarë morën leje qëndrimi në BE në 2025

September 11, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al